Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Osmani dhe Alimi: Kemi nxjerrë mësime, të mos pësojmë me Sherifin

Qatip Osmani dhe Armend Alimi dolën në konferencën për shtyp të Shkëndijës së Tetovës një ditë para përballjes me Sheriffin e Tiraspolit në raundin e dytë të Champions League, që do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 20:15 në SuperSport2. Trajneri dhe kapiteni i kuqezinjve tetovarë u shprehën të bindur për kalimin edhe të këtij raundi, por pa nënvlerësuar forcën e kundërshtarit.

“Kemi analizuar disa ndeshje të Sheriff Tiraspolit, përfshi edhe takimin e fundit që fituan 3-0. Bëhet fjalë për skuadër kualitative. Këtë periudhë kemi punuar me ekipin edhe në aspektin psikologjik, pasi patjetër duhet të nxjerrim mësime nga humbja e fundit në transfertën me The New Saints. Përmes bisedave në grup si dhe individualisht jemi munduar ta kthejmë atmosferën në nivelin e dëshiruar”, – deklaroi trajneri Qatip Osmani.

“Objektivi ynë është të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme, për t’u kthyer sa më shpejt në identitetin e lojës tone, që kemi treguar më herët. E kam thënë çdo herë se si vendas çdo fitore pa marrë parasysh numrin e golave të shënuar është pozitive, është me rëndësi të mos pranojmë gol. Sidomos kundër Sheriff Tiraspolit, që ka sulm shumë të mire. Besoj se jemi të përgatitur që ta ndalim”, – u shpreh kapiteni Armend Alimi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...