Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Osmani dhe Alimi: Të shmangim befasitë dhe të gëzojmë “Ballistët”

Trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Alimi folën në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit me Nomme Kalju në raundin e parë kualifikues të Championsit, duke përcjellë besim për kualifikimin, por të vetëdijshëm që kuqezinjtë duhet të kenë kujdes dhe të eliminojnë gabimet që bënë në takimin e parë, përtej rezultatin pozitiv të arritur.

“Pas ndeshjes së parë, brenda javës kemi analizuar gabimet që i bëmë në takimin e luajtur në Talin, ndërsa nesër presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër”, – deklaroi Osmani, ndërsa Alimi shtoi: – “E dimë se kemi edhe 90 minuta për të arritur qëllimin dhe për të kaluar raundin e parë. Kemi një rezultat të mirë, por nuk do të thotë asgjë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për t’i gëzuar tifozët tanë.”

Trajneri i kuqezinjve shpjegoi se nuk do të ketë ndryshime në formacion.

“Kemi rezultat pozitiv që na afron pranë kualifikimit në raundin tjetër, por e kemi marrë shumë me seriozitet ndeshjen e kthimit. Edhe pse e kemi atë përparësi 1-0, në futboll ndodhin befasitë, ashtu që duhet të hyjmë maksimalisht të motivuar për të fituar. Sa i përket formacionit, 99.9 % do të jetë ai që startoi në Talin”.

Për kapitenin është e rëndësishme që Shkëndija të korrigjojë shënjestrën dhe të mos shpërdorojë rastet që i jepen.

“Është e vërtet që e dominuam ndeshjen në Talin, kishim posedim të topit, krijuam disa raste të mirë, por na mungoi finalizimi. Mendoj se nesër atë do ta përmirësojmë. Çdo herë ndeshja e parë është e vështirë, ndërsa në vijim mendoj që forma e lojtarëve vjen në nivelin e duhur.”

Sa i përket faktit që tetovarët do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve, Osmani u shpreh:

“Lojtari 12-të i Shkëndijës gjithmonë kanë qenë tifozët, “Ballistët”, ashtu që presim si në ndeshjet tjera Europiane që na kanë mbështetur edhe nesër i presim në një numër të madh që të në japin përkrahjen e duhur”.

Ndeshja Shkëndija-Nomme Kalju zhvillohet të martën, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 17:00.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...