Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Osmani: Humbje e merituar, Shkëndija do të dijë të rikthehet

Humbja 2-0 në Tetovë nga Pobeda, e para për Shkëndijën në shtatë xhiro të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë bashkë bashkë me publikun ka lënë të dëshpëruar edhe stafin teknik të kuqezinjve. Trajneri Osmani pranon se ekipi nuk ishte në nivel dhe në raport me performancën humbja ishte e pashmangshme.

“Humbja sigurisht se dhemb, por konstatimi im dhe i stafit teknik është se me lojën që treguam sot nuk është se merituam rezultat tjetër. Që në pjesën e parë u vu re se na mungoi ideja për të depërtuar drejt portës së Pobedës. Mungoi lëvizja e duhur para portës, ajo lëvizje pa top që na krijon ide dhe na jep kreativitet. Ky ishte problemi që solli humbjen”.

Me gjithë zhgënjimin për disfatën, Osmani është i bindur që Shkëndija i ka cilësitë dhe forcën për ta kapërcyer këtë moment të vështirë.

“Tani, ndoshta na pret puna më e vështirë për të gjetur mënyrën që të kthehemi në rrugën e duhur. Por besoj se Shkëndija ka mjaft lojtarë cilësorë dhe me përvojë, që dinë të ballafaqohen me situata të krizës pas një disfate të këtillë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...