Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Osmani kërkon përqendrim: Të fitojmë edhe ndeshjet e mbetura

Kjo Shkëndijë e drejtuar nga Qatip Osmani duket e gatshme për të thyer limitet e deritashme në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Triumfi 0:3 ndaj Renovës ishte i 28-i në këtë sezon, skuadra ka 32 pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë dhe me 88-të të tilla xhiron e fundit pritet të kalojë kufirin e 90-të pikëve brenda një sezoni.

Kuqezinjtë një xhiro para fundit kanë shënuar 97-të gola dhe vetëm tre realizime i ndajnë në shifrën e 100 golave në kuadër të një kampanje. Nuk ka si mos të jetë i kënaqur tekniku Qatip Osmani që përgatitet të dielën të ngrejë trofeun e dytë si kampion i Maqedonisë (pas atij në vitin 2011 po ashtu me Shkëndijën), ndërsa më 23 maj synon edhe Kupën përballë Pelisterit.

“Sigurisht se jam i kënaqur me fitoren, me lojën bindëse dhe dua t’i përgëzoj futbollistët për paraqitjen dhe rezultatin”, u shpreh shefi i stafit teknik, Qatip Osmani, duke paralajmëruar angazhim për sukses edhe në dy takimet e fundit zyrtare të këtij sezoni.

“Shkëndija do të vazhdojë deri në fund të luajë ashtu si deri tani, domethënë me fitore. Statistikat jo se nuk na interesojnë, por nuk janë në plan të parë. Kështu që Shkëndijës i mbeten edhe dy ndeshje me Pelisterin, njëra në kampionat dhe tjetra në finalen e Kupës. Sigurisht se jemi optimistë për t’i fituar të dy ndeshjet”, tha Osmani.

Tekniku kuqezi edhe një herë lëshoi apel në drejtim të publikut për të ardhur në numër sa më të madh të dielën e 20 majit kur Shkëndija edhe zyrtarisht do të pranojë trofeun për titullin e kampionit për sezonin garues 2017/2018.

“Shfrytëzoj këtë mundësi që në ndeshjen e fundit të kampionatit të ftoj sa më shumë publik të Shkëndijës në stadium. Si publiku, ‘Ballistët’ dhe gjithë tifozët tjerë të vijnë dhe ta bëjmë lojën e fundit festë të vërtetë, pasi edhe zyrtarisht Shkëndija në atë ndeshje do të pranojë trofeun e kampionit”, përfundoi tekniku Osmani.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...