Futboll

Osmani: Mbyllëm një sezon fantastik, Kupën ia dedikoj vëllait tim

Tefik Osmani ishte një nga protagonistët e këtij sezoni te Skënderbeu, duke mbajtur peshën e mesfushës, bashkë me Sabien Lilajn. Vitet kalojnë, por jo për Osmanin, që vjen edhe me një rol të ri, madje duke u bërë protagonist.

Ndiheni i kompletuar pasi keni fituar gjithçka?
Unë kam deklaruar që po të fitonim Kupën, duhet të bëjmë Superkupën me gocat e ekipit të Partizanit në volejboll. Kjo ishte një batutë, pasi nuk mund të rri dot pa batuta. Te Skënderbeu, vetëm ky trofe mungonte.

Çfarë ka pasur më shumë ky Skënderbe?
Gjithmonë, ka qenë grupi, dhe kur grupi është i mirë, mendoj se këtë vit e kemi pasur të tillë. Si presidenti dhe Shehi kanë veçuar Sowen, por unë do thosha Muzakën. Sulmuesi bën gola, por jo se është shoku im, por si këtë vit, nuk e kam parë të luajë ndonjëherë.

Festoni me këtë duke sharë, keni ndonjë inat personal?
Kujt t’i djegë le ta mbajë, por ne në çdo stadium na kanë pritur me të shara.

Në Europë e keni pasur stadiumin plot, nga e gjithë Shqipëria…
E keqja është që harrojnë shumë shpejt dhe kur luajmë në kampionat, vërshojnë të sharat.

Kush ka qenë momenti më i mirë i ciklit tuaj?
E kam thënë, kur kam luajtur te Tirana, kam mësuar shumë gjëra atje. Edhe ato të mirat, edhe të këqijat, ky titull i këtij viti ishte më i veçanti. Kemi kaluar 4 ture, jemi futur në grupe, kemi luajtur si të barabartë, dhe kemi bërë diferencë në kampionat, dhe e mbyllëm me Kupën. Me gjithë këto gjëra që na kanë ndodhur, është merita e gjithë grupit, nga presidenca deri te punëtori më i fundit. Po të ishte një ekip tjetër, do e humbte kampionatin.

Keni ndonjë dedikim?
Familja më rri gjithmonë afër, Si dy fëmijët e mi, edhe bashkëshortja. Por, unë çdo gjë ia dedikoj vëllait tim, që kur ai humbi jetën.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency