Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ospina: Jemi gati për rifillimin, Kupa është objektiv i Napolit

Futbolli italian do të ristartojë më 13 qershor me gjysmëfinalen e kthimit mes Napolit dhe Interit, ndërsa portieri kolumbian i skuadrës së Gattusos, David Ospina u shfaq mjaft optimist dhe i kënaqur që futbolli do të rifillojë.

Në një intervistë të dhënë për radion napolitane “Kiss Kiss”, Ospina deklaroi se skuadra po punon shumë në aspektin fizik për të qenë gati të përballojë kalendarin e ngjeshur, ndërsa theksoi se Kupa e Italisë është një objektiv i Napolit.

“Jemi shumë të kënaqur që tani kemi një datë për rifillimin e kampionatit. Kemi nisur punën dhe jemi përqendruar shumë në aspektin fizik, pasi duam të jemi gati për këtë fazë mjaft të rëndësishme. Do të nisim me ndeshjen e Kupës dhe kemi një avantazh pas fitores 0-1 në Milano, por duhet të bëjmë kujdes pasi Interi është një ekip që mund të befasojë. Kupa është një objektiv mjaft i rëndësishëm për ne, ndaj duam ta ngremë këtë trofe, që këtë herë do të luhet në vetëm 4 ditë”, tha Ospina.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...