Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ozil dëmtohet dhe lë fushën me barelë, ja kur pritet rikthimi në fushë

Mesut Ozil u dëmtua në ndeshjen e fundit të Fenerbahce-s dhe kampioni i botës i vitit 2014 me përfaqësuesen e Gjermanisë u shtrëngua për të lënë fushën e lojës me barelë. 32-vjeçari nga Gelsenkirsheni i cili la Arsenalin në fundin e muajit janar për t’u transferuar në radhët e verdhebluve në Superligën Turke u dëmtua në kavilje gjatë ndeshjes me Antalyaspor-in.

Në Stadiumin “Sukru Saracoglou” numri 67 u zëvendësua pikërisht në minutën e 67’ të takimit, nga mesfushori i përfaqësueses turke Irfan Can Kahveci dhe mendohet se Mesut Ozil do të mungojë për minimalisht një muaj në ndeshjet e klubit të tij të ri nga Stambolli. Gjithçka ndodhi pranë treçerekut të takimit me Antalyaspor-in, një kundërshtar i rrezikshëm që njihet për forcën jashtë fushe dhe që ka barazuar më shumë se gjysmën e ndeshjeve të zhvilluara deri në këtë pjesë të sezonit.

Ish-mesfushori i Schalke-s, Werder-it, Realit të Madridit dhe Arsenalit vendosi këmbën keq pas një dueli me mesfushorin e Antalyaspor-it Freddy dhe u kuptua qartë që Ozil kishte probleme në pjesën e kaviljes. Mesfushori i mirënjohur u ndihmua fillimisht nga pjesëtarët e stafit mjekësor për të dalë nga fusha mes dhimbjeve, ndërsa më pas u transferua me barelë në një autoambulancë, në një ndër spitalet e zonës, për një kontroll më të hollësishëm.

Trajneri Erol Bulut e përfshiu Ozil-in nga minuta e parë për herë të katërt në kampionat, ndërsa në Kupën e Turqisë mesfushori i famshëm ka zhvilluar vetëm një ndeshje si titullar. Vendasit ia dolën për të barazuar në fund me anë të sulmuesit ekuadorian Enner Valencia dhe pas barazimit 1-1 skuadra e Fenerbahce-s pozicionohet në vendin e tretë, me vetëm 2 pikë më pak se sa dyshja Galatasaray – Besiktas.

Mesut Ozil i cili shpërdoroi një mundësi shumë të mirë shënimi në pjesën e parë të ndeshjes nuk ka ndihmuar akoma skuadrën e tij të re me gol apo qoftë edhe asist dhe në rastin më të mirë 32-vjecari nuk pritet të kthehet përpara datës 5 prill, kur verdheblutë do të masin forcat me Denizlispor. Paraprakisht burime pranë klubit nga Stambolli raportojnë se Mesut Ozil do të mungojë nga 4-6 javë, megjithatë gjithçka do të varet nga faza e riaftësimit, pasi rikthimi I tij mund të vonojë deri në fillimin e muajit maj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...