Premier League

Ozil, drejt rinovimit të kontratës me Arsenalin

Bisedimet mes Arsenalit dhe përfaqësuesve ligjorë të Mesut Ozil për zgjatjen e kontratës janë në drejtimin e duhur. Lajmi është konfirmuar nga vetë menaxheri i turko-gjermanit, që është pjesë e “Topcinjve” të Londrës që nga shtatori i 2013-ës. 28-vjecari, për të cilin Arsenali shpenzoi plot 42.5 milionë pound më shumë se tre vite më parë për t’ia shkëputur Realit të Madridit, kthehet në dispozicion të Wenger për ndeshjen me Watfordin, pasi e ka kaluar dëmtimin që pësoi në gju. Ishte pikërisht kjo arsyeja që Ozil nuk ishte grumbulluar te Gjermania për dy sfidat e fundit eliminatore. Por, sigurisht, më shumë se për riaftësimin e mesfushorit, Wenger është i lumtur për ecurinë e bisedimeve për zgjatjen e bashkëpunimit.

Gjatë verës, por edhe në javët e fundit, është folur shumë për shitjen e “playmaker”-it gjatë merkatos së janarit, para se të largohet me parametër zero në verë, por duket se situata ka ndryshuar dhe sipas të gjitha gjasave palët do të nënshkruajnë së shpejti kontratën e re.

Interi, Beshiktashi dhe Manchester United konsideroheshin destinacionet e mundshme të futbollistit të kombëtares gjermane, që kërkon një pagë të lartë 300 000 pound në javë.

To Top