Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ozil nuk ka ndërmend të largohet nga Arsenali

Pavarësisht situatës së vështirë dhe zërave të merkatos, Mesut Ozil do të vazhdojë të qëndrojë tek Arsenali. Ai që e konfirmoi këtë lajm është menaxheri i gjermanit, Erkut Sogut, i cili deklaroi se futbollisti do të vijojë të jetë pjesë e “topçinjve”. Sogut pohoi se, për momentin, nuk ka biseduar me drejtuesit e klubit anglez sa i takon rinovimit të 31-vjeçarit, pasi kontrata e tij skadon pas 15 muajsh.

Deri në qershor të vitit 2021, Ozil do të qëndrojë tek Arsenali. Sogut theksoi se nuk ekziston asnjë mundësi që mesfushori, i cili është pjesë e skuadrës së drejtuar aktualisht nga Arteta që nga viti 2013, kur u transferua nga Real Madridi, të largohet më parë nga Arsenali.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...