Merkato

Ozil tundohet nga ëndrra amerikane, pranë kalimit te DC United!

Mesut Ozil është në bisedime me klubin e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara D.C. United. 32-vjecari gjerman nuk ka luajtur një ndeshje kompetitive që nga marsi i vitit të kaluar dhe franchise amerikan është një ndër ekipet kryesorë për të firmosur me mesfushorin me origjinë turke. Shtohen kështu pra zërat për një kalim të kampionit të botës përtej Atlantikut, më saktë në Ligën e Amerikës së Veriut, Major League Soccer. Shtypi londinez ka zbuluar një ofertë vërtet joshëse që I është bërë 32-vjecarit nga drejtuesit e ekipit të Washington-it, të cilët I kanë premtuar mesfushorit gjithashtu edhe një shtrirje të mëtejshme të kompanisë së tij M10 në Shtetet e Bashkuara. Mesut Ozil nuk u regjistrua nga trajneri Mikel Arteta në listën e futbollistëve të federuar, për gjysmën e parë të kampionatit në Premier League, madje futbollisti me origjinë turke nuk u përfshi gjithashtu as në listën e “topcinjve” për në Kupën e Ligës apo dhe në Europa League.

E në rrethana të tilla në javët e fundit Ozil është stërvitur larg lojtarëve të tjerë të skuadrës së parë të Arsenalit. Drejtuesit e DC United i kanë premtuar ish-futbollistit të përfaqësueses gjermane shtrirjen e aktivitetit në këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe mundësinë për të ekspozuar gjithë aktivitetet e tij, duke filluar që nga kompania e kafesë që administron. Krerët e franchise-t amerikan i kanë ofruar mesfushorit me përvojë menaxhimin e të drejtave të imazhit, apo gjithë aktiviteteve të tij, duke i dhënë mundësi për të ekspozuar gjithcka në ambjentet e Stadiumit Audi Field në kryeqytet. Menaxheri i lojtarit ka miqësi të ngushtë me drejtorin ekzekutiv të DC United Sam Porter, për më tepër ka qenë po Doktor Erkut Sogut që influencoi në verën e vitit 2018 edhe kalimin nga Evertoni të ish-kapitenit, apo golashënuesit më të mirë të Manchester United Wayne Rooney në radhët e klubit amerikan. Mesut Ozil mund të joshet nga idea e shndërrimit të figurës së tij në një imazh për skuadrën e mirënjohur amerikane, që nuk triumfon në major League Soccer që prej vitit të largët 2004. Pavarësisht presionit të madh të tifozëve trajneri spanjoll Mikel Arteta këmbënguli në vendimin e tij për ta lënë jashtë gjithçkaje mesfushorin Mesut Ozil, duke lënë të kuptohet edhe në një krisje të pariparueshme ndërmjet tyre.

“The Gunners së fundi numërojnë tre fitore rresht në Premiership, me ekipe si Chelsea, Brighton dhe West Bromwich Albion, sidoqoftë ndonëse ekipi priti gjatë për të fituar një ndeshje në kampionatin anglez trajneri bask nuk hoqi dorë nga vendimi I tij, duke I mbyllur në këtë mënyrë derën përfundimisht lojtarit gjerman. Për hir të së vërtetës Mesut Ozil nuk u aktivizua më fare në sfidat e Arsenalit pas pandemisë së koronavirusit, që rifilluan në mesin e muajit qershor dhe mungoi në sukseset që skuadra e fasmhme londineze arriti në FA Cup dhe Community Shield, gjithsesi mesfushori përsëri nuk u influencua aspak nga ky lloj përjashtimi, duke deklaruar nëpër tabloidët e ndryshëm britanikë se do të respektonte deri në fund kontratën me klubin e topcinjve.

Ozil hoqi dorë edhe nga rasti për t’u larguar në verë në formë huazimi, ndonëse krerët e klubit i ofruan mundësinë për ta rimbursuar me gjysmën e rrogës së tij marramendëse. Ozil u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Arsenali në vitin 2013, kur u transferua në Londër nga Reali I Madridit për 42,5 milionë stërlina. Ai ka dhënë 54 asiste në shtatë vjet për Arsenalin, 19 prej të cilëve pikërisht në sezonin e tij më të mirë 2015/16. Ndeshja e tij e fundit ka qenë më datën 7 mars në fitoren në derbin me cekanët e West Ham-it. Lajmet sidoqoftë janë tepër kontradiktore, pasi në ishull flitet gjithashtu edhe për një kontratë prej tre vjetësh e gjysmë që i është ofruar lojtarit nga klubi turk i Fenerbahces, megjithatë nga burime të sigurta thuhet se e ardhmja e mesfushorit me përvojë do të zgjidhte brenda 10 ditëve të ardhshme.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency