Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pa Balliun, por Rayo Vallecano mund Espanyolin e Bares/ Levante nuk ia del dot me Sevillan

Rayo Vallecano ka fituar në transfertë me rezultatin minimal 0-1, duke tronditur kundërshtarët e Espanyol. Ndeshja është dominuar nga ekipi i Keidi Bares, i cili e nisi sfidën si titullar dhe luajti deri në minutën e 46-të, megjithatë fati ka qenë me ekipin e Ivan Balliut, me këtë të fundit që nuk ka luajtur sonte për shkak të kartonëve.

Ndeshja vijoi me barazim pa gola deri në minutën e 42-të, kur Guardiola i dhuroi golin e vetëm dhe të fitores ekipit të tij. ndërsa pjesa e dytë do të sillte raste nga të dyja skuadrat por pa mundur të shënonin. Pas këtij takimi Espanyol renditet në vend të 12-të me 39 pikë, teksa Rayo Valecano ngjitet në vend të 14-të me 37 pikë.

Sevilla ka marrë fitoren 2-3 në transfertë ndaj Levantes, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 14’ kur Corona i dhuroi avantazhin ekipit të tij, teksa në minutën e 22’ Morales barazoi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, megjithatë vetëm 5 minuta më pas miqtë do të rimerrnin avantazhin me Coronën që do të shënonte golin e tij të dytë në këtë përballje. Teksa pjesa e dytë do të sillte dy gola të tjerë, ndërsa e pafat ishte skuadra e Shkodran Mustafit, me shqiptarin që nuk luan për shkak të një dëmtimi, me Morales që në minutën e 71’ do të humbiste një penallti.

Sevilla rimori situatën në kontroll dhe në minutën e 81’ shënoi golin e tretë me Kounde. Te Levante u përpoqën të shënonin dhe ia dolën në minutën e 87-të me Soldado, por ndeshja u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 2-3. Pas raundit të 33-të Sevilla vijon të qëndrojë në vend të dytë të renditjes me 63 pikë, teksa Levante qëndron në vend të 19-të me 25 pikë të grumbulluara, plot gjashtë më pak se Cadiz i vendit të 17, ose ndryshe pozicioni që i shpëton rënies nga elita e futbollit spanjoll.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...