Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Pa Gavazaj dhe Nimagën, ja si do luajë Skënderbeu

Në kërkim të fitores së parë në grupin B të Europa League. Ndaj Partizanit e Beogradit, Skënderbeu do të synojë tre pikët për t’u treguar të gjithëve se tashmë nuk është vetëm një skuadër që mjaftohet me pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Korçarët do të tentojnë deri në ndeshjen e fundit të renditen të dytët në grupin B për t’u kualifikuar në raundin tjetër, por për të realizuar këtë mision të vështirë, Skënderbeu duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e kësaj të enjteje ndaj Partizanit të Beogradit, një sfidë shumë e ndierë kjo për të gjithë shqiptarët për vetë situatën politike që ekziston midis dy shteteve.

Skënderbeu po vazhdon përgatitjet për këtë takim kaq të rëndësishëm me trajnerin  Ilir Daja që në stërvitjen e fundit u ka kërkuar lojtarëve të tij shpejtësi në pasime dhe presing kur topin ta kenë kundërshtarët. Pa dy emra të rëndësishëm si Gavazaj dhe Nimaga të cilët janë të dëmtuar, korçarët gjithsesi do të zbresin në fushë me një formacion sulmues.Në skemën 4-3-3 të Ilir Dajës e cila gjatë lojës mund të kthehet edhe në 4-2-3-1 për shkak të cilësive që zotërojnë futbollistët e Skënderbeut do të luajnë këta lojtarë.

Skënderbeu(4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Dita, Lilaj, Muzaka, Taku, James, Sowe

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...