Futboll

Pa kontratë nga fillimi i shtatorit, ish-lojtari i Milanit “përshëndetet” me Europën

Adel Taarabt, marokeni që tentoi të bënte karrierë me Milanin në sezonin 2013-2014, ka lënë Kontinentin Europian për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek skuadra e Al Nasr. Eksperienca e fundit për fantazistin ishte ajo me Benficën, ndërsa prej datës dy shtator 2022, kishte dalë një lojtar i lirë pasi portugezët nuk ia rinovuan kontratën.

Tashmë, në moshën 33-vjeçare, Taarabt provon për herë të parë një eksperiencë jashtë Europës teksa tek Al Nasr do të vendoset nën urdhrat e një trajneri të njohur, ishit të Romës, Rudi Garcia.

Pjesën më të madhe të karrierës, Taarabt e ka shpenzuar në Angli teksa është aktivizuar për skuadra si Tottenham, QPR dhe Fulham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency