Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Pa kontratë sezonin e ardhshëm, City në janar nis ofensivën për yllin e Real Madrid

Manchester City lëvizi me shumë kujdes në këtë merkato teksa trajneri Pep Guardiola largoi të padëshiruarit Raheem Sterling e Gabriel Jesus në repartin e ofensivës për të afruar një gjigand si Erling Haaland apo edhe talentin Julian Alvarez.

Ndërkohë, ndryshime pësoi edhe mesfusha me Fernandinhon që mbylli epokën me anglezët teksa u afrua një lojtar me pritshmëri të mëdha si Kalvin Phillips. Megjithatë, ndryshimet në mesfushë duket se nuk kanë përfunduar dhe trajneri Pep Guardiola ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm ku objektivi është Toni Kroos i Real Madrid.

Lojtarit gjerman i skadon kontrata në fundin e sezonit aktual dhe deri më tani, palët nuk kanë dhënë sinjale se janë pranë marrëveshjes. Në këtë formë, 32-vjeçari ka shansin të negociojë për klubin e ri që në muajin janar ndërsa Kroos mund të tundohet për të provuar një eksperiencë të re pas plot tetë viteve në kryeqytetin spanjoll dhe të ndjekë rrugën e ish-shokut të skuadrës Casemiro e të transferohet në Manchester, edhe pse këtë herë bëhet fjalë për Cityn dhe jo United.

Sakaq, edhe trajneri Pep Guardiola është një fans i madh i Kroos, me spanjollin që nuk e ka fshehur simpatinë për mesfushorin dhe në vitin 2019 shprehej se gjermani ishte gjithnjë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ndërsa theksonte se një tjetër plus i lojtarit ishte edhe forca fizike.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...