Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Pa skuadër prej dhjetorit, Sidrit Guri transferohet në Kosovë

Sidrit Guri transferohet në Kosovë. Sulmuesi shkodran qëndronte pa skuadër prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar kur i dha fund aventurës italiane me Citta Varese.

30-vjeçari ka firmosur me Prishtinën, rekordmenët e futbollit dardan. Lojtari shtatlartë do të riniset nga Kosova, me synimin për të rigjetur formën më të mirë dhe për të ndihmuar kryeqytetasit në realizimin e objektivave.

Lexo edhe:

Guri debutoi me kombëtaren kuqezi në majin e vitit 2018, por më pas karriera e tij erdhi në rënie. Në Shqipëri ka luajtur me Vllazninë, Kukësin, Korabin dhe Besën.

Ndërkohë që ka veshur edhe fanellat e Oostendes (Belgjikë), Shkëndisë së Tetovës (Maqedonia e Veriut) dhe Istanbulspor (Turqi).

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...