Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Pa t’i vrisnin gjyshin, e refuzuan për fizikun e brishtë, por u bë lojtari më i mirë në botë

Luka Modric ka lindur më 9 shtator 1985 në Zadar të Kroacisë. Lojtari i Realit të Madridit konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në histori dhe këtë e konfirmon edhe Topi i Artë i fituar prej tij në vitin 2018. Por para se të bëhej legjendë, Luka kishte një fëmijëri shumë të vështirë. Është rritur gjatë luftës dhe është refuzuar nga klubi i zemrës për shkak të fizikut të tij të brishtë…

Para se të shpërthente lufta e përgjakshme e Ballkanit, familjes së Modriçit iu desh të udhëtonte 60 kilometra në mënyrë që të lindte djali i tyre. I larguar nga zona rurale midis Kroacisë dhe Serbisë, Luka i vogël jetonte si refugjat në hotele të ndryshme në zonën e Zadarit. Atje filloi të luante futboll, në parkingjet e hotelit.

Mes tingujve të bombave dhe sirenave, Modric ishte dëshmitar i një ngjarjeje tragjike që do t’i ndryshonte jetën. “Luka e ka parë me sytë e tij sesi i kanë vrarë gjyshin. Për të mos u masakruar, nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të iknin në Zadar nëpër pyje dhe male”, do të deklaronte Josip Bajlo, drejtori sportiv i klubit të parë të lojtarit, NK Zadar.

Pronari i Hotel Kolovare (ku jetonte Modric) ishte gjithashtu menaxher i NK Zadar, klub ku kroati filloi të luante që i vogël. Aty u stërvit për shumë vite mes zhurmës së luftës. Në zonë binin rreth 500 granata në ditë. Në fakt, në Zadar jetuan deri dy vjet pa rrymë ekektrike dhe ujë, ishte shumë e vështirë të besoje në përmbushjen e ëndrrave në një situatë të tillë. Por Modric nuk e humbi kurrë buzëqeshjen.

Kur ishte 8 vjeç, ai u refuzua nga klubi i tij i ëndrrave (Hajduk) se ishte shumë i dobët dhe shumë i shkurtër. Ata mendonin se ai nuk kishte talent. Pikërisht atëherë lojtari aktual I Realit të Madridit filloi të stërvitej edhe më fort. Në moshën 16-vjeçare nënshkroi për Dinamon Zagreb, klubi më i madh në Kroaci.

Ai përfundoi në Zrijinski, në Bosnjë. Atje përfundon një sezon të vështirë. Një vit më pas, ai shkoi në huazim te Inter Zapresic, në Kroaci. Në këtë ekip e nisi si titullar dhe u thirr me Kroacinë U-21 në moshën 18-vjeçare. Klubi i tij u kurorëzua kampion dimri, me gjashtë pikë më shumë se skuadra që kishte kartonin tij (Dinamo).

Gjatë qëndrimit te Dinamo ai luajti 73 ndeshje, në të cilat shënoi 22 gola dhe dha 21 asistime. Askush nuk foli më për fizikun e tij, cilësia që shfaqte ishte e jashtëzakonshme. “Mund të them se nuk kam dyshuar kurrë në veten time. Gjithmonë kam besuar se mund të arrija këtu. Faleminderit Zotit, tani është realitet. Nuk ishte pengesë, por një motiv shtesë për mua. Nuk duhet të jesh i fortë për të luajtur futboll”, do të rrëfente kroati, i cili fitoi 3 tituj në vendlindje e tij.

Në vitin 2008, Tottenhami pagoi 20 milionë euro për Modricit, që bëri hapin përfundimtar në elitë. Në klubin anglez ai luan gjithsej 160 ndeshje në të cilat shënon 17 gola dhe dha 26 asistime. Nuk ishte shenjtëruar ende si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por Reali i Madridit vuri baste për të. Modric nënshkroi për klubin “merengues” në vitin 2012 për një total prej 30 milionë eurosh.

Në sezonet e para me madrilenët kroati merr kritika për koston e lartë të transferimit të tij. Por me kalimin e viteve ai përmirësohej dhe po shquhej gjithnjë e më shumë në mbarë botën. Deri më sot, ai konsiderohet si një nga legjendat më të mëdha të Realit të Madridit. Në total ka luajtur 450 ndeshje, në të cilat ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 74 asistime. Prekjet e tij nga jashtë, vizioni i tij për lojën, përulësia e tij, shpirti i tij si kapiten… Reali i Madridit ka vite që është dashuruar me kroatin. Ai ka fituar 5 Champions, 3 Liga, 4 Superkupa Spanjolle, 4 Superkupa Europiane, 1 Copa del Rey.

MADRID, SPAIN – DECEMBER 15: Luka Modric of Real Madrid presents his Ballon d’Or Trophy to the crowd prior to the La Liga match between Real Madrid CF and Rayo Vallecano de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on December 15, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Por arritja më e madhe e tij do të vinte në vitin 2018. Modrici drejtoi Kombëtaren e Kroacisë deri në finalen e Kupës së Botës, duke luajtur futboll të madh, edhe pse nuk kishte kaq shumë “yje”.

Pavarësisht disfatës në finale, i gjithë vendi doli në shesh për të festuar nënkampionët, ishte një moment bashkimi. Ky moment historik me Kroacinë dhe sezoni i shkëlqyer kolektiv te Reali i Madridit bënë që Modric të fitonte Topin e Artë në 2018.

Ai, Luka i vogël, që luajti në parkingun e një hoteli në mes të një lufte, që pa gjyshin e tij të vdiste, i cili u refuzua për fizikun e tij, do të njihej si lojtari më i mirë në botë. Kurrë nuk e humbi buzëqeshjen apo entuziazmin e tij dhe bota e futbollit do ta kujtojë gjithmonë emrin dhe historinë e tij të bukur.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...