Tenis

Pablo Carreno Busta triumfon në Hamburg, arrin suksesin më të madh në karrierë

Pablo Carreno Busta mundi tenistin nga Serbia, Filip Krajinovic, në finalen e turneut të Hamburgut, duke koleksionuar në këtë mënyrë edhe trofeun e gjashtë ATP në karrierë. Një sezon shumë i mirë ky për tenistin spanjoll, duke pasur parasysh edhe triumfin në atdhe, në turneun e Marbella-s Andalucia Open, tre muaj më parë, ku numri 13 i botës mposhti në finale në tri sete bashkëkombasin e tij Jaume Munar.

Këtë javë tenisti asturian u shfaq plot luhatje, megjithatë gjërat më të mira 30-vjeçari nga Gijoni duket se i kishte lënë pikërisht për dy sfidat e fundit të edicionit të 115-të të turneut të Hamburgut. Turneu i Hapur i Hamburgut dikur konsiderohej si një ndër aktivitetet më të rëndësishme të sezonit dhe klasifikohej si një kompeticion Masters, gjithsesi tani turneu i mirënjohur gjerman ka ruajtur të paktën statusin e një aktiviteti shumë të vlefshëm, që e shpërblen tenistin fitues me plot 500 pikë.

Në fazën gjysmëfinale Pablo Carreno Busta ia doli për të mundur në dy sete tepër të rivalizuar argjentinasin Federico Delbonis, që kishte regjistruar plot 28 fitore në “clay court” gjatë vitit 2021, ndërsa në krahun tjetër tenisti ballkanas mundi thjeshtë në derbin serb bashkëkombasin e tij Laslo Djere. I vetmi sukses i tij gjatë kësaj jave në vetëm dy sete, sepse për hir të së vërtetës më herët për të mposhtur kundërshtarët numri 44 në rruzull kishte pasur nevojë për set final.

Dy tenistët zbritën në fushën qendrore me 29-vjeçarin nga Vojvodina me një bilanc pozitiv në sfidat e mëparshme ndërmjet tyre. Të gjithë përballjet ishin mbyllur në tri sete dhe Filip Krajinovic kishte epërsinë 2-1 falë dy fitoreve në Braunschweig dhe Stockholm, ndërsa Carreno Busta krenohej thjeshtë me suksesin në Poznan në takimin e parë ndërmjet tyre, tetë vjet më parë.

Të shtunën pasdite tenisti iberik preferoi më së shumti të mbrohej, ndërsa këtë radhë në duelin përmbyllës tenisti spanjoll u shfaq i papërmbajtshëm. Në këtë mënyrë në setin hapës tenisti nga Serbia regjistroi vetëm 3 goditje fituese dhe 30-vjeçari asturian dominoi shkëmbimet nga vija fundore. Pas barazimit 1-1 në fillim të takimit Carreno Busta mori 5 nga 6 game-t në vijim, për të kryesuar me sete.

Kurioz është fakti që tenisti iberik humbi vetëm një pikë në shërbimet e para dhe gjithashtu thjesht një pikë në servis edhe në shërbimet e dyta. Në setin pasardhës numri 13 në planet i rrëmbeu shërbimet me break rivalit të tij që në game-n hapës dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha të tenistit serb Carreno Busta ia doli mbanë për të administruar me qetësi gjithë avantazhin e krijuar.

Tenisti spanjoll nuk u përball me asnjë mundësi për break nga kundërshtari i tij dhe në fund 30-vjeçari nga Gijoni fitoi krejt takimin me rezultatin 6-2, 6-4 në 1h 22’ lojë.

Vitin e kaluar Carreno Busta mungoi në Hamburg për arsye dëmtimi dhe u zëvendësua nga norvegjezi Casper Ruud, ndërsa në vitin 2019 tenisti asturian u eliminua në fazën gjysmëfinale në tre sete nga rusi Andrey Rublev. Këtë herë Pablo Carreno Busta shkoi deri në fund, për t’u kurorëzuar kështu me të dytin trofe sezonal të fituar në fushat me dhe.

Më parë tenisti iberik kishte shënuar emrin e tij edhe në turne të tillë si Winston – Salem, Moskë, Estoril, Chengdu dhe Marbella. Me këto 500 pikë Carreno Busta kërcen nga vendi i 13-të në pozicionin e 11-të, shumë pranë kanadezit Denis Shapovalov që mbyll dhjetëshen e parë të botës.

Në krahun tjetër, ndonëse humbi ndeshjen, finalja e Hamburgut përfaqëson edhe arritjen më të madhe në karrierë për tenistin Filip Krajinovic, që me 300 pikët e përfituara do të katapultohet nga vendi i 44 në një pozicion shumë pranë 30 të parëve të botës.

Interesant ëshët fakti që 29-vjeçari nga Serbia do të mbetet pa një trofe ATP, pasi deri tani Krajinovic ka fituar vetëm turne Challenger, më saktë plot dhjetë të tillë, që të gjithë të fituar pikërisht në fushat me dhe.                                           

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency