Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult arkitekti që ndryshoi Kukësin, po sikur të kishte ardhur më herët!

Safet Gjici pranon publikisht atë që të gjithë ndoshta këto ditë kanë menduar, po sikur të kishte marrë më herët Peter Pacult. Implementimi i ideve në futboll kërkon kohë, dhe me kohën në dispozicion austriaku ka ditur ti japë fytyrën e tij skuadrës, Kukësi me të është një skuadër ndryshe, e aftë të ofrojë futboll dhe të argëtojë, ndërsa Sindrit Guri i kthyer në pikën fikse të referimit ka shpërthyer ne gola duke bërë fatin e skuadrës në klasifikim, e sipas të gjitha gjasave dhe në financa me afrimin e merkatos. Në gjuhën e ftohtë të shifrave në 19 ndeshje zyrtare në total në drejtimin e Kukësit, Pacult ka marrë 11 fitore 6 barazime dhe vetëm dy humbje, bilanc tejet i kënaqshëm ndërsa forca e skuadrës në rritje shfaqet më mirë në ndeshjet me skuadra si Partizani i mposhtur në të dyja përballjet nën drejtimin e Pacult me një përmbysje të pasuar me polemika në fazën e parë dhe me një 4-0 që nuk lë vend aspak për diskutime në të  katërtën. Ka ardhur më në fund edhe fitorja e parë sezonale ndaj Skënderbeut, një fitore morali duke qenë se bëhej fjalë për të mos e dorëzuar titullin pikërisht përballë korçarëve, dhe njëkohësisht për disfatën e parë të pësuar këtë vit nga Skënderbeu në shtëpinë e tij. Edhe mënyra e përgatitjes kishte qenë e veçantë, pavarësisht deklaratës së Pakult se një ditë në plazh ishte mënyra e duhur për ti dhënë skuadrës gjendjen e duhur psikologjike, shumëkush mund të ketë menduar, Kukësi po shkon për shëtitje, në fakt rezultoi krejt ndryshe, me Pacult që vazhdon të surprizojë me mënyrat e tij, përderisa në krah ka suksesin. Kukësi më në fund ka gjetur trajnerin që dëshironte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...