Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult e nis mbarë, Flamurtari fiton në fund dhe i afrohet kreut

Peter Pacult e nisi me fitore aventurën e tij në Shqipëri, teksa Kukësi mposhti 1-3 Vllazninë në ‘Loro Boriçi’. Nga ana tjetër, shkodranët mbeten sërish në zonën e ftohtë, pavarësisht afrimeve dhe tregojnë se kanë ende punë për të bërë.

Pjesa e parë ishte mjaft interesantë në Shkodër, por asnjë nga skuadrat nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Kukësi i Pacult dukej më i mirëvendosur dhe arriti të jetë më i rrezikshëm në portën e Sherrit, ndërsa Vllaznia gabonte shumë në metrat e fundit të sulmit.

Në fillimin e pjesës së dytë Kukësi e shtoi presionin dhe zhbllokoi rezultatin me anë të shkodranit Guri. Qendërsulmuesi shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Kale nga e majta dhe e ndali topin në rrjetën e Sherrit.

Goli zgjoi skuadrën e Gjokës, që filloi të shohë përpara dhe krijoi disa aksione të rrezikshme, derisa barazoi me anë të sulmuesit anësor Kalaja, që përfitoi nga një pasim i kapitenit Lika. Vetëm 2 minuta më pas, Sukaj pati një tjetër mundësi të shkëlqyer, por goditja e tij me kokë shkoi mbi kuadratin e Koliçit.

Vetëm 12 minuta nga fundi, verilindorët ndërtojnë një aksion të bukur, që gjeti të lirë mbrojtësin Zderiç, i cili i vetëm me Sherrin, kaloi edhe njëherë në avantazh Kukësin. Minutat e mbetura Vllaznia tregoi se ishte e pafuqishme për të reaguar, ndërsa kuksianët shënuan edhe golin e 3-të me anë të Elis Bakajt.

Në një stadium të mbushur nga tifozëria vlonjate, Flamurtari dhe Partizani zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por nuk arritën të jenë konkretë në portat respektive, deri në minutat shtesë, kur vendasit gjetën edhe golin 3-pikësh. Skuadra e Duros ishte më e qartë në lojën e saj dhe iu afruar disa herë golit, ndërsa kryeqytetasit menduan më shumë për t’u mbrojtur me kujdes dhe për të kundërsulmuar, por pa arritur të jenë të rrezikshëm.

Edhe këtë herë nuk mungoi kontestimi ndaj arbitrit nga ana e vlonjatëve, që pretenduan për një 11-metërsh, pas një krosimi në zonën e të kuqve. Vlonjatët krosojnë në zonë në minutën e fundit shtesë dhe Atanda prek topin me dorë, ndërsa këtë herë arbitri akordon penallti.

Kaq mjafton që trajneri Starova të shpërthejë në ofendime, madje edhe shtyrje ndaj gjyqtarit të 4-t, duke bërë që të përjashtohet nga takimi. Penalltinë e ekzekutoi Bushiç dhe Hoxha e grushtoi, por topin e kthyer, kapiteni kroat i vlonjatëve e dërgoi në rrjetë dhe i dha fitoren Flamurtarit.

Pas javës së 17, Kategoria Superiore kryesohet nga Skënderbeu me 37 pikë, i ndjekur nga Flamurtari me 31 dhe Kukësi me 28. Tabela e renditjes mbyllet nga Vllaznia e Lushnja me 15 dhe 9 pikë respektivisht.

Abazaj ndëshkon Skënderbeun, Kamza rikthehet te fitorja, Lushnja befason Teutën

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...