Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Pacult: Eliminuam një skuadër të madhe

I rëndësishëm ishte kualifikimi. I këtij mendimi ishte trajneri i Kukësit, autriaku Peter Pacult në përfundim të sfidës së kthimit  ndaj Tiranës në çerekfinalet e Kupës, takim të cilin skuadra e fitoi me rezultatin 1-0 duke avancuar më tej me rezultat të përgjitshëhm 2-1.

“ Jemi shumë të kënaqur që kemi eliminuar Tiranën pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë cilësore. E dinim që nëse do të shënonim golin e avantazhit në minutat e para, sfida do të bëhej më e vështirë për ta. Ne pjesën e dytë u përpoqëm të shënonim dhe golin e dytë por nuk arritëm dot megjithatë jam i kënaqur për kualifikimin”.

Pacult në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli në Supersport, shpjegoi edhe zëvendësimin e Cale me sulmuesin Balde.

“ Vendosa të nxirrja nga fusha Calen pikërisht për të aktivizuar lojtarin Balde për t’i dhënë disa minuta atij për të luajtur. Duke patur parasysh që Cale nuk ishte në ditën e tij më të mirë hodha në fushë Balden dhe spostova disi Gurin në mënyrë që në fushë të kishim dy sulmues dhe të tentonim të shënonim golin e dytë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...