Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Fitore e merituar, komplimente Skënderbeut për titullin

Peter Pacult i ka ndryshyar fytyrën Kukësit. Me të në drejtim verilindorët janë më të fortë dhe falë një supergoli të Sindrit Gurit arritën të fitonin në Korçë përballë Skënderbeut, duke u shtyrë festën e titullit bardhekuqëve. Trajneri austriak në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli në Supersport, pavarsisht fitores uroi Skënderbeun për titullin kampion, edhe pse matematika nuk e thotë ende diçka të tillë.

Arritët që t’i prishnit festën Skënderbeut…

Dua ta uroj trajnerin Daja dhe klubin Skënderbeu për titullin që kanë fituar, edhe pse ende nuk e kanë marrë matematikisht. Po ashtu komplimentoj dhe skuadrën time që bëri një ndeshje të mirë ndaj një skuadre të fortë si Skënderbeu. Nuk do isha i kënaqur nëse do më ofronin 1 pikë, por ne arritëm që të fitojmë ndaj e uroj skuadrën time për këtë ndeshje që arritëm të fitonim.

Zëvendësim i Kalesë ishte zgjedhje taktike apo ndonjë shqetësim fizik?

Kelën e ndryshova për arsye taktike, pasi nuk u soll siç doja unë gjatë ndeshjes. Nuk ishte në formën e tij më të mirë ndaj bëra një zëvendësim taktik.

Rasti i penalltisë…

Nuk kam dëshirë të flas për arbitrat. Tani e them sërish që është hera e dytë, pas një ndeshje në Laç ku nuk na u dha një penallti. Edhe sot ishte shumë afër rastit gjyqtari dhe nuk e dha penalltinë. Ishte minuta e 12-të dhe nuk dihej si do të shkonte ndeshja. Ne arritëm që të shënonim në fund dhe me meritë e fituam ndeshjen.

Mund të na i krahasoni gjyqtarët shqiptar me vendet ku keni punuar ju?

Në çdo vend në Europë, në Austri apo Itali bëhen gabime dhe nuk dua të flas për këtë gjë.

Pas Koliçit ulni në stol dhe Kalenë a mund të shtohen të pakënaqurit te Kukësi?

Në konferencë e theksova se nuk ishte vendim kundër Koliçit, por për skuadrën, pasi duhej të bëhej një ndërhyrje në portë. Gjërat kanë shkuar mirë. Sa i përket Kalesë mendoj se ishte vetëm një zëvendësim taktik dhe të gjithë e kanë kuptuar si vetë lojtari dhe çdo tjetër. Edhe një herë e them se duhej të reagoja si trajner. Më vjen keq për Enean personalisht, pasi nga ajo situatë e ka humbur vendin e tij, por futbolli i tillë është dhe duhen marrë disa vendime. Nuk është se ka bërë Koliçi ndonjë gafë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...