Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Gjici ka të drejtë, të falënderojmë Zotin për Gurin

Vetëm pak dytë pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, përballë Kukësit është sërish Laçi. Këtë herë është histori tjetër, luhet në kampionat, ku Kukësi duket se e ka blinduar vendin e dytë dhe vetëm një “harakiri” mund të bëjë që ta humbasë këtë pozicion.  Për trajneri Peter Pacult verilindorën janë në rrugën e duhur, ndërsa eliminimi nga Kupa nuk mund të konsiderohet dështim.

A përbën dështim eliminimi nga Kupa, pasi ishte objektivi juaj?

Kur kam ardhur këtu, Kukësi ishte në vend të katërt. Ndodhej 3 pikë pas Flamurtarit dhe 2 pikë larg Laçit. Kishim pikë të barabarta edhe me Kamzën. Situata e tanishme është krejt tjetër. Jemi në vendin e dytë, me 9 pikë më tepër se Partizani dhe 10 pikë para Luftëtarit. Këto shifra tregojnë më shumë se gjithçka, nuk kam nevojë të flas më tepër.

A mendoni se keni mundësinë për “hakmarrje” për elimiminimin nga Kupa?

Ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Kjo është para së gjithash. Nëse e bëjmë, do të shërbejë edhe si njëlloj revanshi. Dua të kujtoj se në këtë sezon, në dy ndeshje kemi barazuar me këtë kundërshtar, një herë tjetër kemi fituar. Laçi e ka me meritë pozicionin aktual në klasifikim. Sidomos në shtëpi, luan mirë dhe fort. Të gjitha ekipet që luajnë atje duhet të japin më shumë se maksimumin për të fituar. Kundërshtari duhet të respektohet dhe vlerësohet për atë që ka bërë.

Në këtë transfertë do të keni sërish mungesa?

Ishin arsyet kryesore që u eliminuam. Mungesat dhe ndikuan te loja dhe rezultati. Në stërvitjen e fundit do të shohim formën e të gjithëve dhe do vendosim për formacionin.

Mund të na zbuloni diçka rreth ofertave për Gurin?

Është diçka që do të vendoet në të ardhmen. Me paraqitjet që po bën, interesimi për të është gjë e mirë. Ai ka shënuar shumë gola dhe të gjithë duhet të jemi të lumtur për një ecuri të tillë. Që nga fundi i janarit po luajmë me një sulmues. Ka kohë që jam në futboll dhe është hera e parë që më ndodh kjo. Duhet ta falënderojmë Zotin, që Guri po shënon kaq shumë dhe nuk ka dëmtime. Kur ishte Bakaj, mbrojtësit fokusoheshin tek ai, pasi është një lojtar me emër.

Gjici ka dhënë urdhër për 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës…

Në Austri kemi një ligj”. Neni 1: Presidenti ka gjithmonë të drejtë. Neni 2: Nëse nuk ka të drejtë, shiko nenin 1.

A I frikësoheni kalendarit në këtë fund sezoni?

 Jo, pasi me të gjithë kundërshtarët kemi luajtur edhe më parë. Rivalët duhet të bëjnë çmos të fitojnë, ne jemi 9 pikë para. Shpresoj për më të mirën deri në fund, të mbajmë vendin e dytë. Matematika e lejon Partizanin ende të synojë vendin e dytë, por i duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, ndërsa ne na duhen 13 pikë. Besoj se gjithçka varet nga ne.

E keni filluar të mendoni për sezonin e ardhshëm?

Po flasim me drejtuesit, por njëkohësisht jemi të përqendruar të mbyllim kampionatin sa më mirë, edhe pse kemi pasur biseda. Nuk duhet të sjellim lojtarë vetëm për Europën, por edhe për sezonin e ri. Të gjithë flasin për ndeshjet e Europës, por kemi edhe 36 ndeshje kampionati në sezonin e ardhshëm.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...