Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Këto janë ndeshje të vështira, i lumtur me fitoren

Ndonëse në letër ishte një ndeshje shumë e lehtë për Kukësin, verilindorët vuajtën jo pak për të marrë 3 pikët ndaj Lushnjës. Trajneri Pacult evidentoi vështirësinë e këtyre takimeve dhe tha se është i lumtur me fitoren, më shumë se me çdo gjë tjetër.

Luajtët ndaj vendit të fundit dhe nuk treguat asnjë diferencë. Mos ndoshta mungoi motivimi?
Unë e shoh ndryshe këtë ndeshje, pasi mendoj se në pjesën e parë bëmë një ndeshje të mirë. Kishim rastet tona, por nuk finalizuam dhe më pas erdhi ai gol i barazimit. Patëm edhe mungesa për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve sot dhe u desh të ndryshonim shumë gjëra në fushë.

Sa e vështirë është të drejtosh ndeshje si këto?
Arti i trajnerit është të motivojë skuadrën edhe në takime të tilla, ku në letër është ndeshja e fituar. E paralajmërova skuadrën edhe para dy ditëve, pasi u solla shumë shembuj nga karriera ime, ndërsa sot jam më shumë i kënaqur për faktin që morëm 3 pikët.

A e mendoni titullin kampion, pasi keni reduktuar në 8 pikë distancën nga Skënderbeu?
Jemi të kënaqur me fitoren sot dhe do të shohim në ndeshjet e ardhshme se çfarë do të ndodhë.

Javën e kaluar ju është mohuar një penallti, këtë javë iu mohua kundërshtarit tuaj. Jeni dakord me këtë kompensim?
Unë mendoj se arbitri duhet të vërshëllejë atë që shikon në fushë. Natyrisht që në dy javët e fundit na u mohuan dy penallti flagrante, ndërsa sot iu mohua Lushnjës. Nuk mendoj se kompensimi është diçka e drejtë, pasi çdo ndeshje ka historinë e saj, por ky rast konfirmoi se arbitrat gabojnë në mënyrë njerëzore dhe herë në favor, e herë kundër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...