Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Luajtëm shkëlqyer, Shkodra është inteligjent

Peter Pacult e nisi mjaft mirë aventurën e tij si trajner i Kukësit në Shqipëri, teksa verilindorët morën një fitore 1-3, në një fushë mjaft të vështirë, si ajo e Shkodrës.

“Ishte shumë ndeshje e mirë, sidomos pjesa e parë, që ishte mjaft intensive. Them se e filluam lojën mirë dhe e kontrolluam në vijimësi, ndërsa mbrojtja mbylli mirë hapësirat. Pas avantazhit i lamë kundërshtarët të na bëjnë presion, por nuk u dhuruam shumë hapësira, pasi shënuan një gol aksidental, në goditjen e vetme gjatë 90-minutëshit. Megjithatë, pas barazimit u rikthyem të luajmë mirë dhe shënuam edhe 2 herë, mes shumë rastesh të krijuara. Komplimentoj djemtë e skuadrës, sepse kanë vënë në jetë të gjithë idetë e mia për lojën dhe kanë shpërblyer punën e bërë në përgatitore”, tha Pacult.

Kukësi tregoi një nivel mjaft të mirë, duke qarkulluar topin në mënyrë thuajse perfekte dhe duke mos i lënë aspak hapësira Vllaznisë. Pacult vlerësoi edhe paraqitjen e Shkodrës dhe Musollit, ndërsa tha se klubi është i vëmendshëm edhe në merkato.

“Shkodra është një futbollist mjaft inteligjent, që na ndihmon shumë të qarkullojmë topin, Kam vënë re se ai dhe Musolli, merren vesh mjaft mirë bashkë. Mendoj se kemi një ekip mjaft të mirë, por merkatoja është e hapur dhe jemi të vëmendshëm, në pritje të ndonjë afrimi tjetër”, u shpreh austriaku.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...