Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Morëm 3 pikë, por u zhgënjeva nga loja

Peter Pacult duket se nuk e ka shijuar aspak fitoren në Kamëz, teksa ka evidentuar se skuadra nuk luajti aspak mirë për të merituar 3 pikët.

A ishte fati, ‘lojtari’ më i mirë i takimit?
Pacult: Normalisht më duhet të pranoj se Kamza luajti shumë më mirë dhe dominoi takimin gjatë gjithë 90 minutave. Ne patëm fatin që shënuam shpejt dhe pastaj nuk më pëlqeu fare se si vijuam të luanim.

Sa e rëndësishme është kjo fitore?
Pacult: Natyrisht që është shumë e rëndësishme për faktin që morëm pikët maksimale, pro sa i përket lojës, nuk duhet të zhvillojmë më lojëra të tilla.

Ndeshja e dytë që ankoheni për lojën. Çfarë i mungon këtij Kukësi?
Pacult: Nuk di të them pse nuk arrijmë të dalim në lojën tonë dhe të shfrytëzojmë hapësirat, ashtu si sot. Mendoj se në fillim luanim shumë mirë, por tani ndoshta mungon ai përqendrimi maksimal.

Si e vlerësoni paraqitjen e Etemit dhe Ebipit sot?
Pacult: Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre. Kryen mirë detyrat taktike që u kisha ngarkuar, duke ditur që nuk kanë luajtur shumë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...