Përballje e vështirë për Kukësin që pasi ka siguruar vendin e dytë duke u shkëputur nga Flamurtari, për ta ruajtur i duhet të fitojë në shtëpinë e Teutës që vjen e etur për pikët e mbijetesës, dhe në 3 ndeshjet e fundit ka marrë një fitore dhe dy barazime. Peter Pacult i duhet të bëjë llogaritë veç të tjerave edhe me një mungesë të rëndësishme si ajo e Ylli Shametit që ka plotësuar numrin e kartonave dhe është i skualifikuar. Pavarësisht përpjekeve për të rikuperuar Albi Allën mbrojtësi mungon prej 5 javësh dhe duket se edhe këtë herë nuk do të jetë i gatshëm me trajnerin austriak që sipas të gjitha gjasave do të jetë i detyruar të tërheqë në qendër të mbrotjes Musollin, për të formuar repartin me 4 bashkë me Rrumbullakun, Hoxhën dhe Idrizin. Në mungesë të Bakajt të larguar tashmë drejt Bjellorusisë, trajneri austriak duket i orentuar për ta rreshtuar skuadrën me modulin 4-4-1-1 me Zderic, Dzarian Imamin dhe Ethemin në mesin e fushës, ndërkohë për sa i përket sulmit, që ashtu sic edhe pritej Donjet Shkodrës do ti takojë të bëjë Elis Bakajn në rolin e sulmuesit të dytë pas Sindrit Gurit, një sfidë e re kjo për prishtinaliun që më pranë portës do të ketë më shumë mundësi për të gjetur më me vazhdimësi golin.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...