Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult në humor: Gurin e zëvendësoj unë, ndaj Luftëtarit duam 3 pikët

Kukësi po i drejtohet fundit të një sezoni me luhatje por që po mbyllet me një vend të dytë i cili gjithsesi mbetet pozitiv. Për ta çertifikuar këtë pozicion bluve i duhet një pikë e vetme qw do e synojnë kundër Luftëtarit, pavarësisht se trajneri Peter Pacult e thotë qartë, skuadra e tij kërkon gjithnjë fitoren.

“Matematika ende nuk na e ka siguruar vendin e dytë dhe për këtë arsye duhet të jemi të motivuar. Luftëtari ka shumë cilësi si skuadër. Duhet të jemi të përqëndruar për të marrë 3 pikët, duhet të paraqitemi në nivelin e duhur, nëse do lëshojmë në aspektin psikologjik, atëherë do ndëshkohemi. Asgjë nuk ka mbaruar, mendojmë vetëm për vendin e dytë”.

Në 2 takimet e fundit skuadra ka treguar mangësi në aspektin e motivimit duke dhënë përshtypjen se i ka nisur “pushimet verore” më shpejt se sa duhet. Në këtë pikë tekniku austriak e ka një shpjegim, takimi me Skënderbeun të  vetë-motivon, ndërsa kundër ekipive që luftojnë për mbijetesë është situatë tjetër.

“Besoj se është normale që kundër Skënderbeut dozat e motivimit janë në maksimum, ndërsa kur luan kundër disa skuadrave të zonës së ulët të renditjes nuk e ke të thjeshtë, sepse synimi i tyre është mbrohen gjatë gjithë kohës. Gjithsesi në futboll shpesh herë analizohet vetëm rezultati, por në raport me lojën nuk është se kemi zhvilluar paraqitje jo të mira në takimet e fundit”.

Sindrit Guri është njeriu i momentit në Kategorinë Superiore dhe gjithashtu është një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë”, një çmim që për ta pervetësuar kërkon edhe ndihmën e gjithë skuadrës. Pacult nuk e pranon që ekipi do të luaj për objektivin personal të sulmuesit dhe e mbyll me një batutë në lidhje me zëvendësuesin e mundshëm të 24-vjeçarit.

“Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë vendin e dytë, shënon apo jo Guri kjo nuk është parimore për ne. Të gjithë e keni te qartë që ekipi e ka ndihmuar Gurin, por kryesor është objektivi i klubit, më pas të shohim nëse dhe ai do arrijë të shpallet golashënues. Zëvendësuesi i tij sezonin e ardhshëm ? Do nis të stërvitem dhe do e zëvendësoj vetë”.

Ndoshta tekniku 58-vjeçar ndjen nostalgji për periudhën kur luante duke qënë se në karreirën e  tij si futbollist ka realizuar më shmë se 200 gola mes kampionatit austriak dhe atij gjerman.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...