Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pacult: Po përgatitemi fort, rezultati ka pak rëndësi në miqësore

Peter Pacult dha opinionin e tij të parë pas disa seancave stërvitore në krye të Kukësit në Antalia të Turqisë. Trajneri autriak u shpreh i kënaqur me impenjimin e futbollistëve, për të qenë gati për startin e pjesës së dytë të sezonit.

Jam shumë i kënaqur me ekipin dhe me punën që po bëjmë. Shpresoj që të qëndrojmë në këto ritme në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë. Nuk dua të bëj diferencime mes futbollit në Gjermani apo në Austri. Unë shoh vetëm punën e ekipit tim dhe kundërshtarët. Dua të përgatis sa më mirë ekipin për një start të mirë të kampionatit.

Sa i përket merkatos, Pacult e thotë hapur se ekipi ka nevojë për përforcime, ndërsa për miqësoret që do të zhvillohen në tokën turke theksoi se nuk ka shumë rëndësi rezultati.

Kemi nevojë për disa përforcime dhe po punojmë intensivisht që në ditët në vazhdim të sigurojmë shërbimet e ndonjë lojtari. Të gjithë e dimë që do të përballemi me tre kundërshtarë të fortë në miqësore. Për ne nuk ka rëndësi rezultati, pasi për nëj gjë e tillë na intereson gjatë sezonit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...