Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Pacult sheh finalen: Ndaj Laçit duhet një Kukës super

Nga suksesi me goleadë ndaj Partizanit, në garën për vendin e dytë në kampionat, Kukësi tashmë është projektuar drejt finales së Kupës së Shqipërisë. Më parë skuadra e Peter Pacult duhet të kalojë Laçin, një rival që e vlerëson po aq të fort sa të kuqtë dhe kërkon një tjetër paraqitje të shkëlqyer nga ekipi.

Laçi, kundërshtari me të cilin përballemi në Kupë, është një skuadër po aq e fortë sa Partizani.

Ndërsa e pranon se Kukësi është më i favorizuar në gjysmëfinalen e kthimit, trajneri premton lojë sulmuese prej fillimit dhe me besimin e rritur te skuadra e tij deklaroi se nuk i ka përgatitur lojtarët për ekzekutimin e penalltive.

Barazimi 0-0 na favorizon disi. Kjo edhe për faktin se ndeshjen e kthimit e kemi në shtëpi.

Objektivi është kalimi në finale, edhe pse mungesat mbeten një problem te Kukësi. Kapiteni Ylli Shameti pritet të mos luajë ndaj Laçit për shkak dëmtimi, ashtu si edhe Rrumbullaku nga e majta e mbrojtjes, ndërsa në dispozicion të trajnerit është kthyer Rustem Hoxha.

Në rast se nesër fitoj 1-0 do ishta i kënaqur. Qëllimi i radhës është të arrijmë në finalen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...