Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Pacult: Situatë e vështirë te Kukësi, s’duhej të pësonim

Peter Pacult përjeton zhgënjimin e tij të parë të madh në drejtim të Kukësit, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Në lidhjen me emisonin “Gol pas Goli” trajneri austriak e pranoi se pjesa e dytë e skuadrës së tij nuk ishte në nivelin e duhur.

U duk sikur ia dhuruat vetë kualifikimin Laçit?

Është situatë aspak pozitive, sepse dëshironim me çdo kusht finalen. U mërzita shumë sidomos me fytyrat që pashë pas ndeshjes. Djemtë kishin punuar shumë për të shkuar në finale. E dinim që rezultati 0-0 ishte i hapur. Kaluan në epërsi me meritë, ndërsa në pjesën e dytë nuk ishim mirë dhe morëm golin e barazimit.

Që kur jeni trajneri i Kukësit duket sikur skuadra është e varur nga Guri ose fati, Por fati sot s’ishte me ju…

Jam kundër kësaj pyetjeje, sepse kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe nuk ka vendosur fati në rezultatet tona.

Ndoshta fitorja bindëse me Partizanin solli euforinë?

Jo, nuk ka të bëjë me ndeshjen e fundit me Partizanin, që e fituam me meritë dhe jo me fat. Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë dhe nuk duhet të pësonim gol.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...