Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pagat e Serisë A, Juventusi mban rekordin e shpenzimeve

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Serinë A ka rritur jo vetëm nivelin e kampionatit, ku shumë klube janë munduar të forcohen për të konkurruar Juventusin, por gjithashtu janë shtuar rrogat e lojtarëve. Në këtë moment shuma totale e pagave që ekipet u paguajnë lojtarëve, është rreth 1.13 miliardë euro, e duke përfshirë trajnerët arrin shifrën 1,2 miliardë.

Në vend të parë si lojtari më i paguar në kampionat është pa dyshim portugezi, i cili merr 30 milionë euro në vit, i ndjekur nga Gonzalo Higuain me 9.5 milionë. Renditjen e më të paguarve e plotësojnë disa lojtarë të Juventusit, si Dybala me 7 milionë, i ndjekur nga Douglas Costa e Pjanic me 6.5. Një tjetër milanist përfshihet në listë, më saktë portieri Gianluigi Donnarumma, që paguhet 6 milionë euro në vit. Sigurisht Juve mban kreun për shpenzimet e rrogave me 219 milionë euro në vit, e ndjekur nga 2 ekipet milaneze, Milan me 140 dhe Inter me 119 millionë euro.

Sa u përket trajnerëve, sigurisht i pari është Max Allegri, që paguhet 7.5 milionë euro në vit, i ndjekur nga Ancelotti me 6.5 dhe tranjeri i Interit, Luciano Spalletti me 4.5 milionë euro në vit.

Në futbollin e sotëm, paraja vlen shumë, e me siguri do të shërbejë për të ngritur Serinë A edhe një herë në nivelet më të larta, ashtu siç shpresojnë shumë tifozë të këtij kampionati.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...