Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Pagat faraonike të PSG/ Messi më pak se Neymar, Mbappe “vetëm” 12 milionë

Jashtë Championsit në fazën e 1/8-tave. Ashtu si dhe nga Kupa e Francës, pasi kanë humbur Superkupen e Frances. Së fundmi PSG e tij, u rrëzua dhe në fushën e Monaco 3-0 në një disfatë të turpshme. Gjithsesi në drejtim të skuadrës së emirit të Katar mbetet Maurico Pochetino, që siç zbulon L’Equipe, fiton 13.2 milionë euro bruto në sezon, rreth 8 milionë euro neto, dhe klubit i duhet të shpenzojë 20 milionë euro për ta larguar dhe për t’i bërë vend një trajneri të ri.

Në Doha po vlerësojnë që tani alternativat, por emiri gjithsesi duhet të bëjë llogaritë edhe me koston e ndarjes nga Pochetino. Për ta mbyllur një vit para kohe kontratën, duhet të paguajë 15 milionë për trajnerin, dhe 5 milionë të tjera për stafin, ku përfshihet edhe djali i Pochetinos, Sebastiano i angazhuar si përgatitës atletik. Gjithsej, PSG duhet të shpenzojë 20 milionë për të ndërruar drejtimin teknik, duke ja dhënë ndoshta Zidane që me siguri nuk mund të paguhet më pak.

Për sa i përket pagave të lojtarëve, del në pah një detaj interesant, ai që Messi merr më pak se Neymar, pasi braziliani paguhet me 48.9 milionë euro bruto në sezon, ndërsa argjentinasi 40.5 milionë. Paga bruto e Mbappe është 26.5 milionë euro, që e llogaritur duke përjashtuar taksat do të thotë se francezi fut në xhep realisht 12 milionë euro, gjysmën e Messit që edhe falë mburojës fiskale si rezident i huaj, fut në bankë 25 milionë euro neto në sezon, 5 më pak se Neymar.

Gjithsesi vlen të theksohet se argjentinasi falë një bonusi besnikerie prej 15 milionë eurosh bruto të parashikuar në kontratë arrin në kuotën e brazilianit, gjithsesi Messi tani fiton gjysmën e asaj që merrte në vitin e fundit te Barcelona. Janë këto të dhënat e publikuara nga L’Equipe, që konfirmon se PSG është një klub mjaft bujar, sidomos me yjet që gjithsesi nuk ja kanë dalë të realizojnë ëndrrën Champions të emirit të Katarit.

Në dhjetëshen e parë të parisienëve më të paguar, në vendin e tretë është Marqiunhos që merr aq sa dhe Verrati. Janë dy veteranët e dhomave të zhveshjes me më shumë prezenca se gjithë të tjerët, për ta paga është prej 1.2 milionë eurosh bruto në muaj, 14.4 milionë euro bruto në vit dhe rreth gjysma e llogaritur që shkon në xhep duke hequr taksat, duke qenë se janë në Francë prej më shumë se 8 vitesh, limiti i mbrojtjes fiskale për ata që zbarkojnë në Ligue 1, pasi kanë qenë të paktën për 5 vjet jashtë saj.

Pak më poshtë, në vendin e 6-të, është një tjetër blerje e re, Hakimi, që i tha lamtumirë Interit për 12.9 milionë euro bruto dhe 8 milionë euro neto. Navas fiton 12 milionë euro bruto, Di Maria vjen menjëherë më pas i teti me një pagë prej 11.4 milionë eurosh bruto, ndërsa Wijnaldum që erdhi në verë me parametra zero mer aq sa dhe Donnaruma, 7 milionë euro neto në sezon.

E ndërsa Ramos mbetet jashtë dhjetëshes së parë, me 6 milionë euro neto, gjithmonë pa bonuset, por gjithsesi një pagë e bollshme, duke qenë se për shkak të dëmtimeve deri më tani spanjolli ka koleksionuar vetëm 5 prezenca, më pak se Ikardi që edhe pse një lojtar stoli, paguhet 800 mijë euro bruto në muaj.

Në 30-tëshen e lojtarëve të Ligue 1 janë edhe 9 parizienë të tjerë. Interesant është fakti se 14 lojtarët më të paguar të kampionatit, janë të gjithë parisienë. I 15-ti, është Ben Yedder i Monaco, që paguhet 7.8 milionë euro bruto. Francezi është edhe kryegolashënuesi i Ligue 1, me 17 finalizime, 2 më shumë se Mbappe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...