Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pagë stratosferike dhe 200 milionë për merkaton, Tottenham gati të blindojë Conten

Conte nuk i kursen batutat

Antonio Conte është në vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin dhe po joshte nga një rikthim në Serinë A, aty ku e pret krahëhapur Juventusi, megjithatë edhe në Londër nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet.

Sipas mediave britanike, Daniel Levy është angazhuar personalisht të bindë Conten të qëndrojë në Londër dhe i ka bërë një ofertë që do të jetë shumë e vështirë për t’u refuzuar nga ana e teknikut italian.

Bëhet fjalë për një pagë prej 20 milionë eurosh neto në sezon, me kohëzgjatje të kontratës deri në verën e 2025-ës dhe për më tepër, plot 200 milionë euro buxhet për t’u investuar në merkaton e janarit dhe sidomos të verës së ardhshme.

Në këtë mënyrë Conte do të ketë mundësinë jo vetëm të bëhet trajneri më i paguar, por edhe të marrë lojtarët që dëshiron, për të provuar të fitojë diçka më tepër sesa kampionatet në Angli e Itali.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...