Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Paguaj për një, merr dy”, si po e tenton menaxheri të bindë Milanin

Milani po bën gjithçka për të marrë Joshua Zirkzee, por deri tani pa sukses. Pengesa më e madhe është dhe mbetet komisioni i kërkuar nga menaxheri i sulmuesit holandez, Kia Joorabchian, të cilin sipas Ibahimovicit, “Djalli” absolutisht nuk dëshiron ta paguajë.

15 milionë të kërkuara është një shifër e konsideruar e papranueshme, e cila në fakt bllokoi negociatat. Një situatë që ka gëzuar Bolognan, e cila shpreson të mbajë Zirkzee dhe të luajë me të në Championsin e ardhshme, por edhe skuadrat e tjera potenciale të interesuara për lojtarin, me Manchester United në krye.

Joorabchian, megjithatë, dëshiron që klienti i tij të realizojë ëndrrën për të luajtur për Milanin dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje. Dhe ideja do të ishte që gjithashtu t’u ofrohet kuqezinjve edhe vëllai i Joshuas, Jordan Zirkzee. Ky është një sulmues i lindur në vitin 2005 dhe luan tek U-19 e Bayer Levekusenit me një të ardhme ende për t’u përcaktuar.

Lexo edhe: 

Në praktikë, një operacion që pason atë të kryer nga vetë Joorabchian, me Kakànë dhe vëllanë e tij të vogël, Digao, dhe së fundmi nga Raiola me vëllezërit Gigio dhe Antonio Donnarumma. Dy operacione që nuk dhanë rezultate, të paktën nga pikëpamja teknike.

Tani duhet kuptuar nëse Milani i ri është i gatshëm të pranojë propozimin për të siguruar Zirkzee.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....