Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Paguan 800 mijë euro gjobë, Mourinho i shpëton burgut

Jose Mourinho arrin marrëveshjen me organet tatimore në Spanjë, duke shmangur nisjen e procedimit për evazion fiskal, që mund ta çonte drejt burgut trajnerin portugez. Sikurse njoftojnë mediat spanjolle, trajneri aktual i Manchester United akuzohet se ka shmangur taksat nga të ardhurat që i ka përfituar për të drejtat e imazhit (3.3 milionë euro) gjatë qëndrimit në krye të Realit të Madridit për periudhën 2010-2013. Falë kësaj marrëveshjeje, “Special One” do të zgjidhë përfundimisht problemet me drejtësinë spanjolle, duke paguar një gjobë prej 800 mijë eurosh. Në këtë mënyrë Mourinho largon edhe rrezikun e dënimit me 12 muaj burg.

Nuk është hera e parë që trajneri luzitan përfundon në bankën e të akuzuarve nga autoritetet tatimore në Spanjë. Në vitin 2015 u detyrua të pagunate 4.4 milionë euro për të stabilizuar pozicionin e tij fiskal për vitet 2011 dhe 2012.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...