Hector Bellerin nuk po kalon aspak një situatë të mirë në Barcelonë. Kjo pasi ish-mbrojtësi i Arsenal dhe Betis ka luajtur pak minuta këtë sezon dhe pothuajse është zhdukur nga harta e trajnerit Xavi.
Për këtë arsye, Bellerin mund të largohet dhe mediet spanjolle bëjnë me dije për një interesim të Sporting-ut.
Skuadra nga Lisbona ka avancuar në bisedime me lojtarin dhe tani në orët e fundit të merkatos gjithçka mund të ndodhë, pasi Barcelona nuk pritet të bëhet pengesë.
