Sport

Pak muaj më parë mori pasaportë shqiptare, fiton medaljen e artë në “Oran 2022”

Vjen medalja e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, në Algjeri. Suksesi ka ardhur në sportin e mundjes, me shumë traditë në vendin tonë, por jo nga triumfi i një shqiptari.

Medaljen e artë e fitoi çeçeni i natyralizuar shqiptar,  Zelimkhan Abakarov për peshës 65 kg, stili i lirë.

Abakarov tregoi një nivel të lartë në finale, duke e dominuar rivalin e tij egjiptian, Yehia Hafez. E e fitoi duelin me rezultatin e pastër 11-0.

Zelimkhan Abakarov është një sportist nga Çeçenia, i pajisur me pasaportë shqiptare vetëm disa muaj më parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency