Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Pak muaj nga Euro 2024, zbulohen dilemat e Southgate

Euro 2024 është më pak se katër muaj larg dhe në Angli ka nisur debati se cilën skuadër duhet të përzgjedhë trajneri Gareth Southgate për të bërë më mirë se në Euro 2020 dhe të dalin triumfues. Ndryshe nga repartet e tjera ku është krijuar një projeksion i qartë, dilemat më të shumta për Southgate janë në mesfushë.

Jude Bellingham dhe Declan Rice janë të padiskutueshëm në këtë repart dhe priten të jenë shtylla të ekipit drejt synimit për të fituar Europianin e parë në histori. Conor Gallagher dhe James Maddison gjithashtu kanë bërë mirë mjaftueshëm në Premier League për të merituar ftesën për në Gjermani, por dy vendet e tjera që mbeten për mesfushën janë enigmë.

Për këtë arsye, Gareth Southgate ka 8 lojtarë që do të luftojnë për këto dy vende të fundit. Duke filluar nga Jordan Henderson, që vetëm për të rritur shanset e tij për të qenë pjesë e Euro 2024 u transferua tek Ajaxi, në janar, nga sauditët e Al-Ettifaq. Në ndeshjen që Ajaxi kishte pak javë më parë ndaj PSV-së, Gareth Southgate e ndoqi ndeshjen nga tribuna e “Johan Cruyff Arena”, megjithatë konkurrenca për Hendersonin është shumë e lartë.

Një tjetër kandidat është Kalvin Phillips. 3 vite më parë, Phillips u shpall lojtari më i mirë i vitit për “Tre Luanët” në rrugëtimin e tyre deri në finalen e Europianit, por 3 vite më pas, Phillips vjen pas një përvoje zhgënjyese me Man.City dhe nuk i ka bërë një fillim të mirë aventurës me West Hamin, teksa pas vetëm 4 ndeshjesh mori dhe një karton të kuq.

Lexo edhe: 

Një emër që po punohet shumë për ta pasur pjesë e kombëtares është Kobbie Mainoo i Manchester United, me Federatën Angleze që kërkon t’i rrëmbejë talentin 18-vjecar Ganës. Mainoo ka spikatur me Djajtë e Kuq në mesfushë këtë sezon dhe i ka dhënë tepër kontroll lojës së paqëndrueshme të United, me United që tanimë e gjen veten në një ecuri prej pesë fitoresh radhazi.

Emra të tjerë të cilët janë kandidatë për të qenë me Anglinë në Euro 2024 janë dhe Curtis Jones i Liverpool, Lewis Miley i Newcastle, Ruben Loftus-Cheek i Milan, Ross Barkley i Luton dhe Harrison Reed i Fulham.

Kur na ndajnë muajt e fundit para fillimit të Euro 2024, trajneri i Anglisë ka një detyrë të vështirë për të përzgjedhur skuadrën e duhur për kampionatin Europian, një eveniment ku ai do të përpiqet të bëjë historinë me Tre Luanët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...