Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Pakti mes Borussias dhe Bayernit, Haaland nuk shkon te bavarezët, gëzohet Reali

Bayerni i Mynihut ka ndjekur një politikë agresive në tregun e transferimeve për shumë vite. Përveç përpjekjes për të gjetur marrëveshje të mira me skuadrat e mëdha të Europës, gjigantët e Bundesligës kanë vendosur tiraninë duke nënshkruar shumicën e talenteve që spikatin në garën më e lartë në vend.

Në vitet e fundit ata kanë nënshkruar me futbollistë të tillë si Gnabry, Nübel apo Pavard, pasi ranë në sy tek Werder Bremeni, Schalke dhe Stuttgarti. As Borussia e Dortmundit nuk mundi t’i rezistonte furisë bavareze në rastin e shitjes së Lewandowskit apo të Mario Gotzes.

Sidoqoftë, duket se kjo nuk do të ndodhë me Erling Haaland. Të paktën jo në vitin 2021. Marrëdhëniet midis dy ekipeve më të mëdha të Gjermanisë janë përmirësuar shumë në vitet e fundit. Aq sa është krijuar një pakt, sipas të cilit Bayerni ka rënë dakord të mos nënshkruajë me asnjë lojtar të Dortmundit.

Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bavarezëve, e zbuloi marrëveshjen disa muaj më parë. “Një gjë mund të them me siguri: Kam marrëdhënie të mira me Watzken (CEO i Borussias). Për sa kohë që do të jem të Bayerni, nuk do të ketë asnjë blerje tjetër si ajo e Lewandowskit. Gjatë viteve ne kemi vendosur marrëdhënie miqësore me Borussian edhe për merkaton.”

Kuptohet që Haaland, nëse do të largohet nga Borussia, nuk do të shkojë te Bayerni. Kjo do të thotë se Reali do të ketë një konkurrent më pak në garën për të siguruar talentin norvegjez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...