Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Palace përmbys “Ujqërit”, Nottinghami vetëm një pikë ndaj Brightonit

Crystal Palace arriti që të marrë një fitore me përmbysje në përballjen e javës së 12-të të Premier Legaue duke mundur 2-1 Wolves. “Ujqërit” shënuan të parët  me anë të Traore, duke krijuar iluzionin e një suksesi, pasi fraksioni i parë nuk pati ndryshim rezultati, megjithatë në pjesën e dytë Eze arriti që të vendose ekuilibrin që në fillimin e fraksionit të dytë.

Crystal Palace e shtoi ndjeshëm presionin dhe në të 80-tën Eduard shërbeu saktë për Zaha, i cili arriti që të shënonte edhe golin e dytë për vendasit, duke vulosur rezultatin përfundimtar. Tri pikë për Crystal Palace që shkon në vendin e 10-të me 13 pikë, ndërsa Wolves mbetet në në zonën e rrezikut, duke u pozicionuar në vendin e 17-të me vetëm 9 pikë.

Ndeshja tjetër mes Brightonit dhe Nottingham Forestit u mbyll pa gola. Në ndeshjen e 200-të në premier League Brighton nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj skuadrës debutuese në Premier League këtë edicion. Brightoni mbetet në pjesën e sipërme të klasifikimit, pasinë 10 ndeshjet që ka luajtur e sheh veten në kuotën e 15 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Nottingham Forest pozicionohet në vendin e parafundit të Premier League me vetëm 6 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...