Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Palaço, humbe dinjitetin”/ Kërcënime dhe sharje, tifozët shpërthejnë në profilin e Pulisic

Christian Pulisic ka përfunduar nën ciklonin e tifozerisë së Lacios pas episodit në ndeshjen Lazio-Milan (0-1). Sulmuesi anësor nuk e ndali lojën në momentin që një prej lojtarëvve kryeqytetas ishte i dëmtuar, duke provokuar kartonin e dytë të verdhë për Pellegrinin.

Pikërisht, ky moment ndezi më pas ndeshjen që u pasua edhe dy kartonë të tjerë të kuq për Lazion (në një prej tyre protagonist ishte sërish Pulisic). Episode këto që nuk harrohen nga tifozeria bardhekaltër që pushtoi profilin e Pulisic në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Kërcënime dhe sharje në adresë të amerikanit; “T’u bëfshin lekët ilaçe, duhet të vdesësh, humbe dinjitetin, njeri i vogël, lojtar skarco, apo palaço”, ishin disa nga komentet në profilin e lojtarit të Milan. Akuza dhe fjalë të turpshme për 25-vjeçarin me tifozët e Lazios që e kanë tepruar së tepërmi pavarësisht se në fund fare, Pulisic ndoqi vetëm instiktin e tij si futbollist.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...