Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Palermo zgjedh Stellonen, De Biasi vijon të mbetet pa punë

Skuadra e Palermos ka vendosur të shkarkojë nga puna trajnerin aktual Bruno Tedino, për t’i besuar stolin Roberto Stellones, në javët e mbetura të këtij sezoni në Serinë B.

Vendimi erdhi menjëherë pas humbjes në Venecia, teksa presidenti i siçilianëve, Maurizio Zamparini vendosi të sjellë një tjetër trajner, për të shkundur skuadrën në këtë sprint final të sezonit.

Kujtojmë që Palermo renditet në vendin e 3-të të Serisë B dhe është plotësisht në garë për t’u rikthyer në Serinë A, ndërsa nga nesër, stërvitja do të drejtohet nga Roberto Stellone.

Paraditen e sotme mediat italiane renditën edhe ish trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasin si favorit për të marrë drejtimin e siçilianëve, por duket se në fund ka fituar kandidatura e Stellones.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...