Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

I palodhuri Musolli, 200 ndeshje me Kukësin, rrëfehet kapiteni(Video)

Futbolli modern po humbet simbolet pasi ditët e sotme është e vështirë të gjesh futbollistë që të identifikohen me skuadrën që luajnë. Maldini, Del Piero, Puyol, Xavi, Totti dhe Philip Lahm janë emblemat e fundit ndërsa në gjurmët e tyre po ecin Iniesta, Messi dhe De Rossi. Nëse në futbollin europian është e vështirë të gjesh njeriun simbol të skuadrës, akoma më e vështirë është në futbollin tonë. Besar Musolli, kapiteni i Kukësit është në prag të sfidës numër 200-të me fanellën e verilindorëve, një karrierë e nisur me debutimin në Superiore të Kukësit pikërisht ndaj Luftëtarit, ndaj të cilit pret edhe sfidën e 200-të. Në mes qëndron trofeu kampionit i festuar në Gjirokastër.

Besar Musolli

“Jam ndierë shumë i lumtur për 6 vite, shumë sakrificë, momente të vështira por më shumë momente të mira”.Ky është futbolli, e mbaj mend mirë atë ndeshje, isha i dëmtuar. Ka rastisur kështu, të debutoj me Luftëtarin, të bëj ndoshta ndeshjen e 200-të ndaj tyre dhe të festoj titullin pikërisht me Luftëtarin”.

Mesfushori nga Podujeva në heshtje është kthyer në një simbol të Kukësit teksa vetëm një hap nga rekordi me 200 ndeshje, pranë është rekordi i Rrahman Hallaçit për të qënë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Kukësit. Dy shembuj perfekt të futbollistit në fushë dhe jashtë saj, që gëzojnë respektin e të gjithë ambientit në Superiore.

Besar Musolli

“Nuk e di për Hallaçin kam respekt të madh. Ndjej kënaqësi që e kaloj por për mua ai është ikonë e klubit të Kukësit”.

Rrahman Hallaçi

“Musolli është një njeri që e meriton, nuk jam aspak pishman që po më kalon madje uroj të luajë edhe 200 apo 300 ndeshje të tjera me Kukësin”.

Ish kapiteni dhe tashmë zëvendëstrajneri i Kukësit kujton prezantimin e parë në skuadër të mesfushorit energjik. Një lojtar që tregoi nga dita e parë se do të kishte një ecuri të jashtëzakonshme.

Rrahman Hallaçi

“Mbaj mend momentin kur Musolli erdhi për porvë në atë kohë. Ish trajneri Cungu bashkë me drejtorin Starova u bindën që në ditën e dytë duke i ofruar kontratë”.

6 vite në një skuadër janë shumë sidomos në kampionatin shqiptar ku lëvizjet e futbollistëve nga një ekip në tjetrin janë të shumta, Musolli në vijim të intervistës së tij për Supersport tregoi disa nga momentet më të bukura të tij te Kukësi por edhe momentet e vështira dhe pengjet.

Besar Musolli

  1. Mendoj që kjo është e veçanta e këtyre 200 ndeshjeve, që kam fituar të gjithë trofetë me këtë klub dhe kjo më bën krenar dhe të veçantë”.
  2. Për momentin kam dëshirë të fitojmë sa më shumë. Pengu i vetëm është mos kualifikimi në grupet e Europa League.
  3. Kulmi për një futbollist është të luajë me kombëtaren dhe për mua ishte kënaqësi që isha aty të prezantoj vendin tim.
  4. Gjatë të gjithë kohës ka patur futbollistë me emër, shrpesoj të jem për të tjerët por nuk mendoj që jam ende në atë nivel, për të qënë ikonë e klubit.
  5. Për gjatë të gjithë viteve me shokët dhe tifozët kam kujtime të mira dhe respekt për ta. Tifozët janë një shtysë për ne …..
  6. Futbolli është një jetë e shkurtër prandaj duhet të jemi të thjeshtë pasi përfundon një ditë dhe mbesin kujtimet dhe shokët.
  7. Kujtoj finalen e kupës fitoren me trajnerin Klodian Duro dhe shumë lojtarë që nuk janë, pastaj titulli kampion me trajnerin ernest gjoka. Edhe fillimet shumë të mira”.
  8. Ajo që nuk e dija se do të më mungonte, është Edon Hasani.
  9. Individualisht është të kem performanca sa më të mira dhe jetëgjata ndërsa me klubin shpresoj të arrij në fazën e grupeve të Europa League.
  10. Të gjithë futbollistëve u uroj shëndet dhe sa më pak dëmtime.
  11. Një futbollist të jetë sa më i thjeshtë në jetë, repsekt për kundërshtarët dhe të mbajnë regjim.Të punoj fort dhe suksesi do të vijë.
  12. Nuk e di sekretin thjesht jam ndjerë mirë me të gjithë, edhe me presidentin që ka meritë të vecantë. Jam ndjerë mirë dhe vetëm kaq.

Rrahman Hallaçi

“Një nga momentet më të mira ka qënë kualifikimi ndaj Sarajevos por edhe fitimi i Kupës ku Musolli gjuajti penalltinë e fundit”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...