Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pamje të tmerrshme/ Eliminimi nga Botërori, sulmohet autobusi kombëtares së Egjiptit   

Eliminimi nga faza finale e Kupës së Botës prej Senegalit, ka shkaktuar zhgënjim të madh në Egjipt. Faraonët u mundën në “Play-off” në një takim që shkoi me penallti, siç ndodhi edhe në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, e cila u fitua nga Senegali.

Federate Egjiptiane e Futbollit bëri me dije ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje. Në një postim në rrjetet sociale, federata e Egjiptit zbuloi se ka bërë një ankesë zyrtare kundër senegalezëve për disa incidente të ndodhura, që përveçse ishin shumë fyese, rrezikuan seriozisht jetët e përfaqësuese së tyre.

“Kemi bërë një ankesë me kreun e shërbimit të sigurisë CAF dhe FIFA. Ndeshja është shoqëruar me episode raciste dhe parrulla fyese, në veçanti kundër Mohamed Salah, pati hedhje objektesh dhe një sulm ndaj autobusit të ekipit, xhamat e të cilit u thyen si dhe pati dëmtime të tjera që janë evidente.”-shkruhet në ankimimin e Federatës Egjiptiane të Futbollit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...