Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Panathinaikos nuk shlyen pagat, Kaçe & co s’dalin në stërvitje

Vazhdojnë problemet për mesfushorin kuqezi, Ergys Kaçe, këtë herë jo për shkaqe aktivizimi, por për çështje financiare. Kaçe, i cili prej fillimit të këtij sezoni është pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, së bashku me pjesën tjetër të ekipit nuk ka zhvilluar seancën stërvitore, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit, të cilët, sipas asaj që raportojnë mediat helene, nuk kanë dhënë pagat e lojtarëve.

Ekipi ia ka bërë të qartë presidentit të Panathinaikosit, Vasilis Konstantinou, se ata nuk do të stërviten deri në momentin që pagat do të kalojnë në llogarinë e tyre. Mediat greke, ndër tjera, shkruajnë se hera e fundit kur futbollistët janë paguar ka që në muaji tetor.

Pas heqjes së tri pikëve nga ana e Federatës Greke të Futbollit për shkak se klubi nuk i kishte paguar 500 mijë euro mesfushorit Jens Wemmer, i cili më herët ka qenë pjesë e Panathinaikosit, këtë herë do t’i duhet të përballet dhe me revoltën e pjesës tjetër të skuadrës. Krahas situatës së rëndë financiare problematik mbetet edhe klasifikimi, pasi skuadra rrezikon rënien nga kategoria.

Situatë aspak e favorshme për Ergys Kaçen, i cili pas një periudhe jo dhe aq të mirë te Viktoria Plzen, ku nuk mund të gjente shumë hapësira, dhe rikthimi te Panathinaikos është shoqëruar me të tjera probleme.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...