Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Panenka” e Icardit, Interi rikthehet te fitorja në kampionat

Një penallti “alla Panenka” e realizuar nga Mauro Icardi në minutën e 75-të të takimit, bëri që Interi të mposhtë Udinesen me rezultatin minimal 1-0 dhe të rikthehet te fitorja në kampionat, që mungonte prej ndeshjes me Frosinonen.

Zikaltrit e Spallettit, të cilët panë t’u rrëshqasin nga duart dy objektiva të rëndësishëm sezonalë brenda një jave, e nisën mjaft mirë sfidën e sotme, duke dominuar thuajse totalisht pjesën e parë të ndeshjes përballë friulianëve.

Gjithsesi, pavarësisht kontrollit të topit rreth 70% dhe disa tentativave për gol, Udinense ia doli të ruajë të paprekur portën, ndonëse nuk arriti të godasë asnjë herë kuadratin e portës kundërshtare, me Handanoviç që ishte në rolin e spektatorit.

Pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, por me ndryshimin se friulianët këtë herë zbritën disa herë rrezikshëm, duke kërcënuar kuadratin e zikaltërve, të cilëve goli po u kthehej në një makth, pasi minutat kalonin dhe topi nuk po ndalej në rrjetë.

Në minutën e 74-t, pas një krosimi nga këndi, Fofana largon topin me dorë, por gjyqtari nuk e shikon dhe lejon avantazhin, gjithsesi pas më tepër se 30 sekondash vjen momenti i VAR-, që sinjalizon 11-metërshin.

Pikërisht kapiteni Mauro Icardi ishte ai që mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie, duke gjuajtur saktë “alla Panenka” dhe duke dërguar topin në rrjetë, gol ky që mbeti në fuqi deri në përfundim të takimit, ndonëse zikaltrit mund të kishin dyfishuar në disa kundërsulme.

Me këtë fitore Interi mbetet në vendin e tretë, por tashmë shkon në kuotën e 32 pikëve, në ndjekje të Napolit, që ka 35 pikë, pasi Juventusi në krye duket se luan një tjetër kampionat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...