Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Panucci autokritik: Ideja ime për një Shqipëri sulmuese, e gabuar

Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, e pranoi në konferencën për shtyp para miqësores së tij me Uellsin se ka gabuar më idetë e tij për ta çuar drejt suksesit ekipin në Nations League. Sipas italianit, duhet të bëjë diçka ndryshe, për të tentuat kualifikimin në eliminatoret e Europianit.

Si është raporti me Dukën, keni diskutuar për të ardhmen? Do të jetë ndeshja juaj e fundit?

Pyetjen duhet t’ia bësh Dukës, jo mua. Unë jam trajner dhe punoj me shumë qetësi, duke u përpjekur të ruaj ekulibrat. Janë shumë të vërteta që nuk thuhen, unë duhet të zgjidh problemet e ekipit, kjo është detyra ime.

Si mund të dilet nga kjo situatë?

Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë. Kur mbërrita unë, skuadra ishte e katërta dhe mbërriti e treta. Më pas erdhi një vit shumë i vështirë. Askujt nuk intereson të thotë që prej viti e gjysmë kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Mendojmë se jemi Gjermania apo Brazili. 12 lojtarë që unë kam thirrur, nuk luajnë me klubet e tyre. Në vitin 2016 Shqipëria shkoi në Europian. Mos vallë e ka detyrim të shkojë çdo vit!? Po të jetë i gjithë grupi në dispozicion, atëherë mund të tentojnë Europianin. Duke qenë se jam unë përgjegjësi për këtë situatë, sepse u përpoqa të sjell një ide për futbollin, për Nations League, duke qenë se njerëzit janë arrogantë, nuk e kam problem të them se duhet të ndryshojmë, sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën dhe t’i jap kondicionin e duhur fizik. Ideja për një Shqipëri sulmuese, ishte e gabuar. Për këtë arsye duhet të bëj një futboll ndryshe. Historia tregon një të vërtetë tjetër. Unë nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë, sepse, po të vazhdojmë kështu, vë në vështirësi lojtrarët.

Çfarë duhet të ndryshojë te Shqipëria?

Duhet një krenari e madhe, të jemi seriozë. Kur dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë, vuaj shumë. Punën provoj ta bëj me shumë seriozitet. E pranoj që kam gabuar me idenë e futbollit që do të sillja. Do të ndryshojmë dhe shpresoj të jetë rruga e duhur.

Ndoshta keni qenë euforik kur e morët drejtimin e Shqipërisë, pra për atë që premtuat?

Ideja që kisha unë nuk solli efikasitet, u pa deri në ndeshjen me Norvegjinë, ku na munguan shumë lojtarë. Nëse do t’i stërvitja çdo ditë djemtë do të ishte ndryshe. Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League kanë rënë nga kategoria, por nuk kam menduar se do të heqin trajnerin. Ndërrimi i trajnerit për mua është i fundit.

A mendoni se gabuat dhe a do keni kohë që të punoni si dëshironi?

Nëse më jepet koha, koha ekziston. Në të kundërt, merrni në telefon presidentin Duka, unë kam kontratë deri në 2019. Duke qenë se kam shumë respekt për veten dhe atë që më paguan, unë vuaj shumë. Jam shumë i kënaqur me punën time. Nuk mund të nis të qaj për këto rezultate, duhet të shoh përpara. Jam i lumtur që jam këtu.

Nëse do të ishit ju në vend të Dukës, çfarë do të bënit me Panuçin? 

Për Dukën, nuk di ç’të them, nuk përgjigjem dot në vend të tij. Megjithatë, nuk e përmendni fare që kundër Ukrainës e Kosovës mungonin 14 lojtarë. Nuk dua të gjej justifikime, por më thoni një kombëtare që funksionon pa gjysmën e skuadrës. Shihni Italinë, për shembull, sa po vuan.

Duhet një fitore ndaj Uellsit, çfarë do ndryshojmë që nesër? 

Kemi 16 lojtarë dhe do të mundohemi të hedhim në fushë lojtarët në gjendje të mirë, por nuk ka hapësira për ndryshime të mëdha. Kthehen Hysaj e Basha, por kemi disa lojtarë të dëmtuar.

Kur keni folur me skuadrën, çfarë keni biseduar në lidhje me të ardhmen?

Takimet tona janë takime private, flasim shumë. Jemi në të njëjtën varkë dhe në këtë moment varka është në det të trazuar, duhet ta kthejmë në ujëra të qeta.

Zhgënjimi më i madh deri tani?

Çdo humbje më zhgënjen, zhgënjim i madh është që nuk fituam grupin në Nations League.

Keni folur me presidentin?

Jo nuk kam folur akoma me presidentin.

Keni një plan B, nëse nuk dëmtohen lojtarët?

Unë grupin e kam në mendje, kam 6-7 lojtarë të dëmtuar që nuk janë. 10 lojtarë që kanë luajtur ndaj Skocisë nuk luajnë me klubet e tyre. Ky është një problem për mua. Ideja për një futboll sulmues ka qenë e gabuar.

E keni telefonuar mbrojtësin që aktivizohet në argjentinë, Tomas Guidaran?

E di kush është, e kam parë, por nuk e kam telefonuar kurrë.

Nuk shohim shumë lojtarë nga kampionati shqiptar…

Kam thirrur Gavazajn, Gurin, Lilajn, Abazajn. Nëse nuk luajnë në klubet e tyre nuk kam si i thërras. Gavazaj dhe Lilaj ishin te Skënderbeu, Guri te Kukësi.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...