Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panucci: Ja pse nuk po e grumbulloj Agollin, talentet e reja manipulohen nga prindërit

Christian Panucci flet për gjithçka. Në konferencën për shtyp përpara grumbullimit për sfidën miqësore ndaj Norvegjisë që do të zhvillohet më 26 mars në Elbasan Arena, trajneri italian i kombëtares shqiptare foli për shumë tema, nga çështja e mosgrumbullimit të kapitenit Agolli e deri te rasti Edon Zhegrova i cili zgjodhi Kosovën dhe jo Shqipërinë.

Pse nuk është grumbulluar Agolli për të dytën herë rradhazi?
Christian Panucci: Dua tju bëj të ditur se Agolli në tetor do të mbushë 35-vjec dhe kampionati i ardhshëm europian është në 2020-ën, dhe ne duhet të provojmë sa më shumë lojtarë në pozicionin e tij dhe duhet të gjejmë një zëvendësues të denjë për të ardhmen. Kam folur me Agollin dhe ai më ka kuptuar, ne duhet të gjejmë zgedhje të reja sepse në 2020-ën Agolli do të jetë 38-vjec dhe do të jetë shumë e vështirë të luaj në Europian. Ai është një profesionist i shkëlqyer dhe e di si është situata në kombëtare, kështu që unë kam detyrën për të kërkuar diçka tjetër.

Kush do të jetë kapiteni i ri?
Christian Panucci: Kur u prezantova iu thashë që kapiteni i ri do të jetë ai që ka më shumë ndeshje. Me mungesën e Agollit, kapiteni i ri i ekipit kombëtar do të jetë futbollisti që ka më shumë ndeshje. Ju doni të dini kush do jetë kapiteni ndaj Norvegjisë, do të jetë pikërisht lojtari që ka luajtur më shumë sfida me përfaqësuesen nga ata që do të zbresin në fushë, llogaritë mund t’i bëni vetë.

A do ketë të tjerë lojtarë të rinj që do të afrohen te Shqipëria?
Christian Panucci: Deri në qershor unë do të provoj lojtarë të rinj, bazat janë hedhur por unë do të grumbulloj të rinj për të parë nëse ata mund të jenë të vlefshëm për kombëtaren në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e europianit.

Si është gjëndja e Sadikut?
Christian Panucci: Sadiku po rikuperohet nga dëmtimi, do të shikojë deri të hënën sesi do të jetë gjëndja e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm të luajë. E rëndësishme është që kemi sërish në skuadër Balajn dhe Cikalleshin dy sulmues të rëndësishëm që mua më pëlqejnë shumë dhe që tashmë janë plotësisht të gatshëm për të ndihmuar kombëtaren.

Fakti që keni grumbulluar Abazajn dhe Gavazajn tregon që niveli i kampionatit shqiptar është rritur?
Christian Panucci: Unë jam trajneri i Shqipërisë dhe është normale që të ndjek kampionatin shqiptar. Abazaj dhe Gavazaj janë lojtarë të rinj të talentuar dhe kanë karakteristika shumë të mira dhe mua më pëlqejnë. Ato po paraqiten shumë mirë me skuadrat e tyre dhe unë duhej tua jepja një stimul duke i grumbulluar në ekipin kombëtar. Të gjithë ata që do të paraqiten mirë në kampionatin shqiptar dhe janë futbollistë të rinj në moshë do t’i kenë të hapura dyert e kombëtares.

Rasti Zhegrova që zgjodhi Kosovën?
Christian Panucci: Unë e kam kërkuar dhe kam kontaktuar me të, por tashmë është e kotë të flas për këtë çështje sepse ai ka zgjedhur një përfaqësuese tjetër. Ka edhe nga ato raste kur prindrit vendosin për të ardhmen e futbollistit madje edhe edhe duke e shkatërruar atë. Kaq dhe pikë nuk mund të flas më për këtë temë.

Pse kaq emra për vetëm një ndeshje?
Christian Panucci: Kam grumbulluar 4 apo 5 lojtarë të rinj për ti parë në stërvitje por edhe për të kuptuar nëse niveli i skuadrës ndryshe nga grumbullimi i mëparshëm në Antalya, do të jetë më i lartë, pasi konkurenca në skuadër rrit cilësinë.

Si është raporti juaj me Alban Bushin, sepse ai nuk ka qenë dakort për grumbullimin e Abazajt në kombëtaren e madhe?
Christian Panucci:
 E kuptoj irritimin e Bushit sepse Shpresat do të luajnë dy ndeshje të rëndësishme, por unë dua të provoj lojtarë dhe për këtë arsye kam grumbulluar Abazajn, ndërsa për Ramadanin ai e dinte që më herët. Mes meje dhe Bushit ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Edhe për sfidën ndaj Turqisë Ramadani ishte i grumbulluar, por unë e lejova të luante me U-21. Në shtator fillojnë sfidat zyrtare dhe unë kam për detyrë ti provoj të gjithë.

Pse vetëm një ndeshje miqësore?
Christian Panucci: Duke qenë se ka lojtarë që kanë luajtur pak me klubet e tyre, zgjodha të zhvillonin vetëm një ndeshje miqësore, pasi doja të kisha më shumë seanca stërvitore dhe të punoja më mirë me këta futbollistë në mënyrë që ata të arrijnë formën maksimale.

A ka do të ketë me lojtarë të tjerë të rinj në kombëtare në grumbullimet e ardhshme?
Christian Panucci: Shpresoj që cikli për të kërkuar lojtarë të rinj të mos jetë mbyllur. Do të kërkoj futbollistë të tjerë gjatë muajve në vazhdim, lojtarë të zotë dhe që po bëjnë mirë me klubet e tyre. Pastaj nuk duhet të harrojmë që në këtë grumbullim kemi mungesa sepse Veseli e Abrashi janë të dëmtuar.

Berisha apo Strakosha kush do të jetë titullar?
Christian Panucci: E bukur të zgjedhësh kur janë në nivel shumë të lartë. Nga kjo ndeshje dhe deri në maj do të zhvillojmë 3 ndeshje, dhe unë do t’i alternoj të dy si Strakoshën ashtu edhe Berishën. Në ndeshjet e fundit ka luajtur Berisha sepse Strakosha ishte edhe i dëmtuar, gjithsesi unë jam i qetë nga kjo pjesë.

Në fund trajneri zgjodhi një batutë madje në gjuhën zhargon për të sqaruar edhe njëherë përpara gazetarëve çështjen e talenteve të reja që u është bërë ftesë, por në fund nuk kanë zgjedhur Shqipërinë, duke e refuzuar kombëtaren kuqezi.
Christian Panucci: Unë i thërras njëherë dhe zgjedhjen e bëjnë ata vetë, ka nga ata që duan të zgjedhin Brazilin, por ka dhe nga ata që duan Shqipërinë, ka nga ata që zgjedhin Kosovën dhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë. Por nëse mua më thonë njëherë jo, për futbollistë të tillë nuk ka më vend te Shqipëria. Gjithsesi dua të shtoj se këta futbollistë nuk kanë bythë të zgjedhin vetë, por për ta vendosin prindrit, xhaxhai, tezja, halla…

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...