Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panucci: Kemi punuar mirë, shpresoj të përmirësohet komunikimi mes lojtarëve

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e të shtunës më Skocinë në “Loro Boriçi”, në atë që është takimi i fundit për fazën në grupe të Ligës së Kombeve dhe njëkohësisht edhe decizivi, sa i përket renditjes finale të kuqezinjve.

Tekniku italian i Shqipërisë, Christian Panucci doli në konferencë për shtyp i shoqëruar nga kapiteni i skuadrës, Mërgim Mavraj, ndërsa foli për rëndësinë e këtij takimi, duke pranuar se pret që ekipi të marrë një rezultat pozitiv.

Flasim për mbrojtjen, por kemi shënuar vetëm një gol në këtë edicion. Si e ka menduar Panucci të zgjidhë “ngërçin” me sulmin?
Është e qartë që nesër duhet të bëjmë gol. Në Izrael kemi krijuar shumë raste, por ka munguar finalizimi. Nesër kemi përgatitur disa lëvizje taktike dhe shpresoj për të qenë më konkretë para portës.

A do të jenë gati Grezda dhe Ndoji për nesër?
Grezda është stërvitur veçmas gjithë javën dhe ka disa probleme. Ka kërkuar të luajë, por vetëm nesër do të vendosim.

Në 2018-ën kemi pasur ecurinë më të keqe të 10 viteve të fundit. Çfarë mendimi ka trajneri për këtë situatë?
Ju i referoheni gjithmonë Kosovës dhe Ukrainës, që kanë qenë miqësore. Megjithatë e dimë se rezultatet janë t♪7 rëndësishme dhe ne kemi fituar vetëm përballjen me Izraelin. Mund të kishim fituar edhe në Izrael, po të kishim më shumë fat dhe përqendrim.

Duka ka thënë se këto takime do të vendosin për fatin tuaj. Ju vë kjo situatë nën presion?
Nuk e ka thën Duka, por e ka thënë “Panorama Sport”. Unë bëj punën me shumë pasion dhe shumë seriozitet, kështu që “Panorama Sport” nuk më vë në presion aspak.

Si mund ta fitoni ndeshjen nesër?
Duke bërë gola më shumë se kundërshtari.

Keni thënë që skuadra nuk komunikon. Keni punuar në këtë drejtim?
Është e vërtetë që skuadra komunikon pak në fushë dhe për këtë edhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm Shpresoj që nesër të shoh lojtarë që flasin seriozisht me njëri-tjetrin, pasi është shumë e rëndësishme për rezultatin.

Si keni menduar t’i zëvendësoni Bashën dhe Hysajn?
Me dy futbollistë të tjerë. Formacionin do ta shikoni nesër, duke shpresuar që nuk do të gaboj.

E shikoni si me fat, stadiumin “Loro Boriçi”?
Unë kundër Italisë kam humbur këtu, por shpresoj që nesër të mos kemi të njëjtin fat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...