Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Panucci: Ndaj Izraelit duam fitoren, nëse humbim…

Trajneri i Kombëtares kuqezi Cristian Panucci doli sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Jordaninë, e cila do të luhet nesër në mbrëmje, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tekniku italian kërkoi vlerësim maksimal për kundërshtarin e nesërm, ndonëse pranoi se që tani ka menduar diçka edhe për sfidën në Izrael, ndaj vendasve, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Janë grumbulluar disa lojtarë që kanë pak minuta në këmbë. A është Jordania një shans i mirë për të parë gjendjen e tyre?
Lojtarë si Grezda, Mavraj, Binaku dhe ndonjë tjetër, kanë luajtur pak këto kohë dhe nesër duhet të luajnë, për të parë më mirë formën e tyre, por edhe për të fituar më shumë minuta në prag të ndeshjes me Izraelin. Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja.

Jordania, sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin, apo zgjedhje rastësore?
Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është disi e vërtetë, pasi si skuadra kanë disa ngjashmëri.

Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, por ju keni thirrur lojtarë që nuk dihet se ku luajnë…
Ka shumë futbollistë të rinj që meritojnë Kombëtaren. Kam qenë i hapur ndaj të rinjve dhe i kam mbledhur, si Vrioni për shembull. Portat janë të hapura për këdo.

Besir Demiri ka qenë nga më të mirët javët e fundit në Ukrainë, por nuk është thirrur…
Nuk është thirrur, pasi kohët e fundit Lenjani ka bërë mirë dhe ka më shumë eksperiencë se Demiri. Ne nuk jemi një grup i mbyllur dhe Demiri do jetë gjithmonë në vështrimin tonë. Ai është pjesë e Kombëtares tashmë.

Pas Skocisë, thatë që kjo skuadër kaq limite ka. Vijoni t’i qëndroni këtij mendimi?
Nëse skuadra jonë shkon në Skoci dhe ka disa mungesa, si Roshi, Grezda, Sadiku e të tjerë, normale që limitet ulen. Por, nuk do të thotë që kaq janë limitet. Nëse do kishim më shumë lojtarë, do ishte më e plotë skuadra. Nuk është ofenduese, se ka limite në këtë rast. Kroacia u mund me 6 gola në Spanjë.

Hysaj pas Skocisë tha se skemën që përdorëm në pjesën e dytë, nuk e kishim aplikuar kurrë në stërvitje…
Për një lojtar që luan në Champions League si Hysaj, nuk mendoj se një modifikim me tre mbrojtës do ndryshonte diçka të madhe. Nuk është problem skeme, është një veçanti që ndodh në lojë.

Izraeli ka dy sulmues shumë të shpejtë. Si e keni menduar t’i përballoni?
Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin. Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë katastrofë.

A do të jetë ndeshja e nesërme një test për lojtarët e rinj?
Nesër do të shohim në fushë Vrionin, pasi kjo ndeshje është një rast për të dhe të rinjtë e tjerë. Të gjithë janë të disponueshëm dhe së bashku po mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

A duhet të jeni më i qetë në konferenca?
Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta dukem nervoz. Kam luajtur 20 vite dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem edhe më shumë.

Shiriti i kapitenit, është shndërruar në një çështje te Kombëtarja…
Meqë u bë një çështje e madhe, problem kombëtar fola me presidentin, fola me grupin, dhe vendimi është mirë që të merret me të gjithë. Mos filloni të merrni lojtarët në telefon për të vendosur kapitenin. Grupi zgjedh një kapiten dhe dy zëvendës kapitenë. Grupi voton dhe vendos kë dëshiron si kapiten. Është e rëndësishme se kë ata ndjejnë. Unë i dhashë këtë mundësi dhe këtë zgjidhje. Ishin të kënaqur për diçka të tillë, që ta zgjidhnin vetë. Kjo nuk do të thotë që kapiteni do luajë gjithmonë (qesh). Kjo është ajo që u them, mos i merrni lojtarët në telefon, sepse do e zgjedhin vetë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...